Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiq u tha bashkëpunëtorëve të tij se është gati të japë dorëheqje.

Sipas mediumit serb Pink, Vuçiq e ka informuar kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia e partisë.

“Zyrtarë individualë u përpoqën, siç e morëm vesh, të tregoheshin të zgjuar dhe të thoshin se nuk duhet të pranojmë rastësisht negociata të mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në”, shkruan Pink.

Duke cituar burime të paidentifikuara, Pink thotë se Vuçiq “i dëgjoi të gjitha këto me durim dhe më pas tha se do të largohej nëse dikush mendonte se mund të bënte më mirë”.

Ai tha se “nëse populli i refuzon negociatat dhe nëse dikush mendon se duhet ta shkatërrojmë vendin ekonomikisht, do t’ua lërë udhëheqjen atyre që janë më inteligjentë se ai”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pse presidenti i Gjermanisë nuk po i bashkohet bisedimeve në Kiev?

Disa politikanë gjermanë kanë shprehur irritim dhe habi pasi presidenti gjerman, Frank-Walter…

Zjarret, Portugalia kërkon ndihmë nga BE

Zjarret në disa pyje në Portugali kanë plagosur 29 persona, ndërsa temperaturat…

BMW-ja fluturon nga autostrada Tetovë-Shkup dhe përfundon ndër urën e fshatit Grupçin (Foto)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksiident në autostradën Tetovë – Shkup…

Gërmimet në Kizhevak, gjenden kafkat e dy personave

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë…

Kryeministri palestinez Mohammed Istiyye: Krimet e Izraelit do t’i paraqesim në ICC

Kryeministri palestinez Mohammed Istiyye vlerësoi përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar sulmet izraelite…