Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës si dhe shteteve sponsoruese të Gjykatës Speciale që ta mbikëqyrin punën e kësaj gjykate.

Kjo pasi sipas tij procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë.

“T’i kushtohet vëmendje, të ndiqet se çfarë po ndodh. Tash për tash njerëzit nuk janë duke i kushtuar vëmendje, sepse nëse do t’i kishin kushtuar vëmendje, do ta kishin parë se procesi që po ndodh nga këndvështrimi ynë nuk është i drejtë. Të akuzuarit e Tribunalit apo Dhomave të Specializuara nuk janë duke i pranuar informacionet apo provat që janë kundër tyre. Ne kishim një incident në muajin shkurt, kur informata shfajësuese, informata që tregojnë se individët janë të pafajshëm, nuk u janë dorëzuar atyre, pra ka shumë shembuj” tha Prosper.

Prosper, në Rubikon në Klan Kosova, foli edhe për redaktimet e shumta që u bëhen aktakuzave, duke thënë se këto redaktime e vështirësojnë në masë të madhe punën e mbrojtjes, pasi në shumë raste është e vështirë në kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Ky është një nga problemet tjera, aktakuza është shumë e redaktuar, që nënkupton se ke paragrafë që nuk e identifikojnë viktimën, nuk e identifikojnë lokacionin e aktakuzës, nuk e identifikojë datën e incidentit, pra për shembull thonë: zbrazëti viti 1999, zbrazëti është abuzuar nga zbrazëti në lokacionin zbrazëti, çfarë supozohet të bësh me këtë? Ne nuk e dimë ku ka ndodhur? Kur ka ndodhur? Dhe kujt i ka ndodhur? Si supozohet që dikush të ushtrojë mbrojtje në diçka të tillë? Dhe unë ju pyes juve, i pyes të gjithë ata që janë duke i kushtuar vëmendje, a ju duket kjo e drejtë?” tha Prosper.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev dhe Mickoski në izolim të detyrueshëm, gazetari që i intervistoi doli pozitiv

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev do…

VMRO-ja nuk mbështet regjistrimin e popullsisë

VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështes dhe respektojë regjistrimin e popullsisë. Sipas opozitës…

Të shtëna në Ohajo: Policia qëllon për vdekje një adoleshente me ngjyrë

Një oficer policie në shtetin amerikan të Ohajos ka qëlluar për vdekje…

Kurti dhe Haxhiu marrin pjesë në takim konsultativ për trajtimin e dhunës ndaj grave

Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën  Kosovare për Studime Gjinore …

Harris paralajmëron se agresioni rus i Ukrainës kërcënon demokracinë në të gjithë Evropën

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris theksoi unitetin midis amerikanëve dhe aleatëve të…