Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, gjatë emisionit “360 Gradë” në Alsat i hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e deputetit të VMRO-SPMNE-së dhe ish kreut të kundërzbulimit ushtarak, Dragan Kovaçki, i cili doli me pretendimin se agjentë të kundërzbulimit ushtarak janë arrestuar në territorin e Kosovës.

“Absolutisht Jo! Të ju arrestohen përfaqësues të kundërzbulimit në territorin e një vendi tjetër, nënkupton armiqësi mes atyre dy vendeve. Që nuk është rast me Republikën e Kosovës. Posaçërisht, në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi mes shërbimeve ushtarake të të dyja vendeve është në nivel të lartë. Nuk shoh arsye se pse do të arrestoheshin”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë

Profesori i Universitetit të Gracit në Austri dhe eksperti i çështjeve të…

Çfarë arriti Angela Merkel në Ballkanin Perëndimor?

Kancelarja gjermane në largim viziton edhe njëherë Ballkanin Perëndimor. Problemet e komplikuara…

Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës

Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit…

OKB akuzon Rusinë për shkelje të parimeve për mbrojtjen e fëmijëve refugjatë

Drejtori i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Filippo Grandi…

Reformimi i policisë amerikane

Trump nënshkruan vendimin pas trazirave që shkaktoi vrasja e Floyd Presidenti amerikan…