Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se edhe sot, njëjtë si dje, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kryenegociatori i Serbisë në dialog thotë se Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.

“Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, deklaroi ai për TV Pink.

Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.

“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë në Kiev, për të takuar presidentin Zelensky

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë…

“Argatët shqipfolës të djallit”

Argatët nuk kan hallin e rënjës dhe asgjësimit të popullsisë shqiptare në…

Turqia goditet nga një termet me magnitude 5.1

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ka goditur mëngjesin e kësaj…

Prokuroria Speciale nis transferimin e lëndëve në Prokurorinë e Përgjithshme

Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar se është gati për të transferuar lëndët…

Për kryeministrin problemi me Bullgarinë është qesharak, Bullgaria pyet: A është qesharake që 120 mijë qytetarë të RMV-së janë bullgarë?

“Bullgaria e shpiku këtë problem, dhe nuk mund t’ju shpjegoj ku qëndron…