Një aeroplan brenda të cilit kishte mbi 100 pasagjerë, është përplasur derisa po tentonte të ateronte në aeroportin e Miamit, pasi pajisjet që ndihmojnë në aterim pësuan defekt teknik me të prekur në pistë.
Fluturakja u përplas në një ndërtesë të vogël dhe kullën e komunikimit, ku me “bark” përshkoi tërë pistën para se të përfshihej nga zjarri.
Tre persona janë shtrirë në spital pas aksidentit, kurse në aeroplan gjendeshin 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.
Administrata e Aviacionit Federal ka njoftuar se pajisjet për aterimin e fluturakes dështuan, dhe erdhi deri te përplasja.
Aeroplani ishte pjesë e flotës që është në pronësi të Red Air, një aviokompani e themeluar vitin e kaluar nga Republika Dominikane.
“Mendova se po vdes. Ishte një burrë i moshuar pranë meje që tërë kohën e përqafoja. Ishte një ndjenjë e tmerrshme. Po kërcenim nga njëri skaj në tjetrit dhe të gjitha dritaret u thyen”, tha Paola Garcia për CBS Miami.