Deri në 5.3 milionë sirianë mund të kenë mbetur të pastrehë shkaku i tërmetit shkatërrues që goditi veriperëndimin e vendit, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR.
Kjo vjen pasi Kombet e Bashkuara u kritikuan prej grupit të vullnetarëve, “Helmetat e Bardha” për mungesë të ndihmave në rajonet e kontrolluara nga rebelët, raporton skynews.

“Për Sirinë, kjo është një krizë brenda një krize”, njoftoi UNHCR. “Kemi pasur tronditje ekonomike, COVID-19 dhe tani tërmet gjatë dimrit. Një numër i stafit tonë po flenë jashtë shtëpive të tyre sepse janë të shqetësuar për dëmtime strukturore të shtëpive të tyre. Ky është vetëm një mikrokozmos i asaj që po ndodh në zonat e prekura”.

Agjencia shtoi se, në Sirinë veriperëndimore, qasja është “penguar shkaku i dëmtimeve”.

“Që tani, ne shpresojmë se një marrëveshje me qeverinë do të lejojë qasje të shpejtë dhe të rregullt në këto zona”, deklaroi organizata.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është 3,384 – përfshirë 2,037 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas “Helmetave të Bardha” – dhe 1,347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çekia po bëhet gati për festivalin e filmit

Një nga ngjarjet kryesore kinematografike në Europën qëndrore dhe lindore Festivali i…

Anulohet seanca kundër Muhamed Zeqirit, mbrojtja thotë se është i sëmurë

Në Gjykatën Penale në Shkup është anuluar sot gjykimi kund ish sekretarit…

Policia e Kosovës arreston një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi i tij

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb i cili ishte në…

Hallaçi: Betejë në Kumanovë

Herët në mëngjesin e të shtunës.me datën 09.05.2015, rreth orës 5.oo në…

Më 13 shkurt, debat parlamentar për dialogun me Serbinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë të hënën për dialogun…