Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Bashkimit Evropian, këshilltarët për Politikë të Jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë do të jenë të premten për vizitë në Kosovë, në përpjekje të intensifikimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano në një deklaratë për media theksoi se i dërguari i BE-së për lehtësimin e dialogut, Miroslav Lajçak të premten do të jetë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se pas takimit me Kurtin, Lajçak do të udhëtojë edhe për në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Me të vërtetë emisari i BE-së, Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon, do të vizitojë këtë të premte Kosovën, ku do të takohet në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas Serbinë, ku në Beograd do të takohet me presidentin serb Vuçiq në përpjekje për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve…”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së po ashtu bëri të ditur se Lajçak në këtë vizitë në Prishtinë do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministrit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden i telefonon Putin-it, propozon samit për Ukrainën

Shtimi i pranisë ushtarake ruse panë kufirit me Ukrainën vjen në përgjigje…

Problemet e Nuredin Lushtakut me politikanë e me policë

Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Skenderajt, është emri më i përfolur në opionin…

E ndjekin si në filma me BMW më pas e rrahin 24 vjeçarin nga Tenova e Tetovës

Njëzetë e katër vjeçari R.U. nga fshati Tenovë e Tetovës, dje (25-Gusht)…

Aggeler: Në listën e zezë amerikane, më shumë se një shtetas i RMV-së

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së…

“Nuk morëm Kosovën, të marrim Bosnjën”, serbët dhe dokumenti për ndryshimin e kufijve

Dokumenti “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša thuhet të ketë dorëzuar në…