Gjatë ditës së diel, persona të panjohur kanë vendosur mbishkrime “WAGNER” nëpër veri të Mitrovicës.

Për këto mbishkrime janë hapur dy raste në Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Njëri ka të bëjë me vendosjen e disa mbishkrimeve nëpër mure të objekteve në veri të Mitrovicës dhe tjetri me vendosjen e mbishkrimeve nëpër tabela të komunikacionit në Zveçan.

Këto raste janë hapur për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në  në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Kujtojmë se “WAGNER” është një grup ushtarak rus i cili është i përfshirë direkt në agresonin rus në Ukrainë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “WAGNER-in” si grup terrorist./klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të mbajë fjalim para deputetëve

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të arrijë…

Korrupsioni në Shqipëri/ Raporti i KE: Vettingu në polici mund të dobësojë institucionin

Publikohet raporti i Këshillit të Evropës për situatën e korrupsionit në Shqipëri.…

Policia në Çair, arrestohen 7 persona

Shtate persona kanë rene mbreme ne prangat policore në lagjen Çair, njofton…

Nënshkrimi i marrëveshjes Beograd-Moskë, ministri Mehaj: Koha për të sanksionuar Serbinë

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.…

Koronavirusi e prek edhe qytetin e Gostivarit

Ka arritur në 43 numri i të pekurve nga virusi korona. Rasti…