Britania e Madhe po përgatitet që të përdorë gjakun e të shëruarve nga koronavirusi për të trajtuar të sëmurët me Covid-19.

Departamenti i Gjakut dhe Transplantit në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor të vendit është duke u kërkuarve disa nga pacientëve të shëruar nga virusi që të dhurojnë gjak në mënyrë që të përdoret në trajtimet eksperimentale që po bëhen aktualisht.

Shpresohet që antitrupat e krijuar në organizmat e të shëruarve mund të ndihmojnë në luftimin e virusit tek ata që janë ende të sëmurë. Ky lloj trajtimi është nisur ndërkohë në SHBA, ku po zhvillohet një studim i madh në të cilin  janë përfshirë mbi  1,500 spitale.

Kur një person është i sëmurë me Covid-19, sistemi i tij imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa të cilët nisin ta sulmojnë virusin. Me kalimin e kohës, këto antitrupa të krijuara mund të gjenden në plazmën e gjakut.

Departamenti i Gjakut dhe Transplantit në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor njoftoi:

“Ne parashikojmë që plazma do të përdoret fillimisht në eksperimente klinike si një trajtim i mundshëm për Covid-19. Nëse aprovohen plotësisht, testimet do të vazhdojnë më tej për të parë nëse transfuzionet e plazmës mund të përmirësojnë shpejtësinë e shërimit të një pacienti me Covid-19 dhe shanset e mbijetesës…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…