Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar viset shqiptare prej Leskoci e deri në Prishtinë. Mes tjerash, Hahn kur shkruan për Leskocin thotë: Shtëpia e Ismail Pashës në Leskoc dhe ajo e Mahmut Begollit në Pejë janë ndër shtëpitë më të njohura në tërë Shqipërinë.
Me neve shqiptarët është çudi, te huajt por edhe vet serbët e kanë shkruar se ishte Shqipëri, ne sot pa hezituar ato treva i quajmë Serbi!
Madje edhe më keq, thuaj se jemi pajtuar, se nga tre vëllezër shqiptarët të zbritur nga Malësia e Shkodrës, i populluan ato vende!
Hajt Zekë hajt, se baba Zymber ta ka lënë amanet: Se në këto toka për me pasë jetë të mirë, duhet me ecë para kalit të zotërisë së huaj! Ani Zeko ani, ti që 20 vite nëpër pushtet, e unë qe 30 vite duke u shqye therrave me ti gjet gjurmët e rrëzginave tuaja! Hajt Zekë hajt!

Marrë nga fb i Qazim Namani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letërsia nuk është arenë cirku!

Midis nesh Antologjitë dhe konkurset letrare gjithmonë do të mbeten (sa me…

Pushteti vendor dhe kultura

Letër nga Shkupi Në vendet e rajonit, sidomos në Maqedoninë e Veriut,…

ÇDO QYTET ME ANTOLOGJI TË VET!?

Midis nesh Përgatitja e antologjive poetike është bërë një çështje shumë e…

Midis nesh / GALERITË E ARTEVE – FARMACI E ILAÇEVE TË SHPIRTIT!

Krijuesit e artit figurativ duhet të trajtohen si një vlerë e pazëvendësueshme…

SASIA KURRSESI NUK ËSHTË CILËSI

Për HEJZA-n flet Andreas Dushi, shkrimtar Andreas Dushi prej disa kohësh është…