Diktatorët, ata që e rrëmbejnë pushtetin pa e merituar dhe me turlifarë intrige si dhe, injorantët në krye të pushtetit – këta gjakun e kanë plotë limfa ndëshkuese dhe persekutuese, sepse, ndryshe si të ruhet kolltuku i grabitur

Nga Reshat Gashi

Si ta dalloni këtë “intelektual” të tipizuar si “intelektuali gjakësor”, apo metaforikisht, “vampiri që të dhuron puthjen e vdekjes”, i cili shquhet për afinitetet e tij: të të flas te qafa; në emër të besnikërisë pret humbjen e vëmendjes dhe përqëndrimit derisa ta thithë gjakun në qafë!
Diktatorçiç plus dhe karikaturë e gjallë prej gjaksori! Karrierën e vet, ky lloj diktatori, e mbindërton përmes persekutimit, ndëshkimit dhe internimit. Kështu ka mbajtur pushtetin e vet Rankoviqi, Millosheviqi, Enver Hoxha etj! Të gjithë ata tokmakë që intelektualët e kombit i kanë ndjerë rrezik, i kanë persekutuar, i kanë ndëshkuar “në emër të popullit” dhe i kanë internuar në Goli Otok, në Perëndim duke i hasmëruar me perendimorët, në Spaç e në Kuçovë, shkrimtarin e kanë çuar te dhenët, pilotin me ngarku-shkarku plehëra, bujkun në bibliotekën universitare, profesorin konduktor etj.
Kur të bëhet ky përshkrim i “intelektualit gjakësor” mendja të shkon edhe te Shaqir Fetai, instalacioni i shërbimeve ruso-sllave në krye të BFI-së, abuzuesi me i madh i të gjitha kohërave, “myslimani” i cili për interesa të veta kafshërore në çdo moment ështe në gjendje të dëshmojë rrejshëm, të betohet rrejshëm, të shkelë mbi Kuran e mbi fëmijë të vet. Ai, që në momentin kur ka nisur ta persekutojë librin duke e lënë në kushte burgu, duke e lënë në duar të injorantëve që nuk e dinë protokolin dhe kodeksin e sjellies ndaj librit në kushte biblioteke, që kur bibliotekën nis dhe e trajton si “ndëshkimore”, ai, pra, Shaqir Fetai që nga ky moment ka dëshmuar se nuk është as hajri i fesë dhe as hajri i kombit! Me librin shqip, me shkrimtarin kombëtar (po e përsëris: me shkrimtarin kombëtar, të verifikuar e të pranuar në krijimtarinë gjithëkombëtare) Shaqir Fetai sillet keq vetëmse është i brumosur me mësimet e oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit, dhe të OZN-ës, Tihomir Vuksanoviqit (ndoshta i kujtohet Shaqir Fetait, nëse jo ëzhtë mirë t’i publikohet ndonjë gjë nga dosja e OZN-s)!!! Një vlerë kombëtare Shaqir Fetai nuk e honeps dot, prandaj në ndihmë i thërret mësimet e UDB-së dhe Oznës, nëse ka nevojë për t’ia lënduar dinjitetin intelektualit të kombit!
Shaqir Fetai jo se ka bythë për ta realizuar nëpërkëmbjen e dinjitetit të tjetrit, por ama e ka ndihmën e institucionev “shtetërore”, të cilët kurrë nuk ta kryejnë një punë pa një kundërshpërblim. Natyrisht, këta institucione nuk kanë nevojë për kundër-shperblime, sepse edhe aty Shaqir Fetai është cinik, por kanë nevojë për spiunim ku Shaqir Fetai është ekspert. Dynjaja e di se çfarë spiuni, çfare intriganti që është, çfare kuazi-dijetari që është dhe, ky hiç nuk e ka dert të futet në oda, në mexhlis, sepse nuk i bën pesë para, sepse ata që nuk janë tajfa e Stanko Dragoviqit hiç nuk i bëjnë përshtypje Shaqir Fetait!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pandemia e koronavirusit do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror. Analiza e Henri Kisingerit

HENRY A. KISINGER / Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell…

Sa kushton “patriotizmi” i shpifur i Shaqir Fetait

Shaqir Fetai, instalacioni i shërbimeve të huaja në krye të BFI-së, brenda…

Reklamë e shpifur e Shaqir Fetait në rolin e stjuardesit të haxhilerëve

Haxhi i sivjemë, në organizimin privat të Shaqir Fetait, do të jetë…

Koha, anarkia, fyerjet kombëtare

Shkruan Skënder Karaçica / Pse spektri politik(sh)qiptar në Maqedoninë e Veriut nuk…

Asnjë diplome s’e kamuflon analfabetizmin!

Thënia e njohur: “të kaplon gjumi si tradhtar e zgjohesh si patriot”,…