Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francën në “një akt reciprociteti”, nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë. “Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”, tha Trump.

“Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e Macron”,shkruante më tej në një postim në Twitter, Trump, duke shtuar: “Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!”.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar Trump i kishte shprehur Macron-it shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital.

Masa e njëanshme e Francës duket se synon kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë. Presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar, ndërsa përgatitet të taksojë verën franceze në një masë reciprociteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…