Pas editorialit të LMR në BFI, me titull “KRYQI NË PRESILLË TË KRUSHEVËS ME LEJE TË SHAQIR FETAIT”, botuar në shumë portale kombëtare, rreth reagimit formal e të pashpirt të Shaqir Fetait, sa për ta kamufluar kontributin e vet në ngritjen e kryqit në Presillën myslimane të Krushevës, ka reaguar “shërbimi për informim i BFI”, duke u munduar të na thotë që, falë angazhimit të Shaqir Fetait si dhe të ashtuquajturit “myfti” të Prilepit, Shefket Imerit, qenka stopuar ngritja e kryqit tridhjetëmetërsh.
Në fakt, reagimi ishte po aq formal sa, me shumë bazohej në turpërimin që ua bëri editoriali, se sa në ndonjë angazhim konkret! Le ta nxjerrin ndonje procesverbal që flet për takimin e Rijasetit, të mexhlisit të xhemateve të Myftinisë së Prilepit, ndonjë takim të organeve të BFI-së me organet e pushtetit lokal; le të publikojnë ndonjë konkluzion nga ndonjë mbledhje me këtë rast! Nuk ka! Shaqir Fetai po rrenë dhe po reagon i turpëruar dhe i nervozuar se pse mediat po ia nënvizojnë kontributin e tij lidhur me ngritjen e këtij kryqi! A nuk është formë kontributi edhe pranimi vullnetar i tij për t’u instaluar nga qarqet antiislame në krye të BFI-së?
Që kur ushtroi tradhëtinë e madhe Shaqir Fetai e deri më sot, kanë ndodhur lojëra edhe më të fëlliqta mbi kurriz të BFI dhe myslimanëve të vendit, ndërsa Shaqir Fetait nuk i është dëgjuar zëri. “Reagon” vetëm kur t’i thonë! A thua kush i tha të “reagojë” mbi editorialin e LMR në BFI!? U provokua nga e vërteta a?
Provokimi i Shaqir Fetait nxjerr në shesh një problem tjetër! Do me thënë se, “falë reagimit të Shaqir Fetait dhe, të ashtuquajturit “mufti”, Shefket Imeri, qenka stopu një projekt maqedonas antiislam”! Kaq forcë paskan këta dy dudukë? Atëhere, le të provojnë kështu në union për ta inicuar ndërtimin e Xhamisë së djegur nga maqedonasit në Prilep? Me siguroi do t’ia dalin! Apo, Shaqir Fetait e Shefket Imerit nuk u intereson ndërtimi i kësaj Xhamie aq sa “u intereson” mosngritja e kryqit në Presillë! Shaqiri e Shefketi janë të kapur si mos më keq, marioneta që reagojnë vetëm ashtu siç lëvizë dora e pronarit të tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia arreston autorin e dyshuar të vrasjes së 6 personave në paradën e 4 Korrikut në SHBA

Pas të shtënave me armë zjarri në paradën e Ditës së Pavarësisë…

Ibrahimi: Këta që gënjyen për kryeministrin do të marin dënimin e popullit

Zeqirja Ibrahimi / Sa keq më vjen që sot shqiptarëve duhet t’u…

Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Por votën për ndryshim e morën…

Humb jetën gruaja shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit, shpëtohet foshnja

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 23 vjeçarja nga Shkup e…

Vdes Sylejman Rexhepi, ishte infektuar me COVID-19

Reumatologu, Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e…