Autoritetet e emëruara nga Rusia kanë urdhëruar të gjithë banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Khersonit, të largohen menjëherë, mes një përparimi të dukshëm të forcave ukrainase.

Në një postim në Telegram të shtunën pasdite, administrata rajonale pro-Kremlinit u bënte thirrje civilëve, që të zhvendoseshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, për shkak të asaj që e cilësuan situatë të tensionuar në front.

Në postim aludohej gjithashtu për një kërcënim nga ana që cilësoheshin bombardime e sulme të tmerrshme nga Kievi. Khersoni ra në duart e Moskës që në ditët e para të sulmit ndaj Ukrainës që nisi më 24 shkurt.
Ndërkohë në një kohë që janë shënuar rreth 8 muaj luftë në Ukrainë, forcat ruse po godasin infrastrukturës jetike të vendit me synimin sipas ekspertëve për ta shkatërruar atë tërësisht.

Rusia ka intensifikuar numrin e sulmeve ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës, duke synuar të lërë banorët pa energji elektrike apo ujë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se që nga 10 tetori forcat ruse kanë shkatërruar gati një të tretën e termocentraleve të vendit. Vendi shpreson tashmë që kursejë energji elektrike ndërsa dimri po afron.

Pas një takimi mes presidentit Zelenskyy, anëtarëve të qeverisë, përfaqësuesve të ndërmarrjeve elektrike e zyrtarëve lokalë u njoftua se do të kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën nga ora 7 deri në orën 11 të mëngjezit. Po kështu dritat në rrugët e qyteteve nuk do të ndizen.

Ukrainasit thonë se do të qëndrojnë të patundur pavarësisht nga sulmet dhe situata e vështirë e krijuar në vend. Ata thonë se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.

“Asgjë nuk krahasohet me kohën kur Borodyanka ishte nën pushtimin rus, në fillim të muajit mars. Atëherë ishte ftohtë, ne qëndronim të fshehur në bodrum. Mungesa e energjisë elektrike sigurisht që nuk është diçka e mirë, por ne mund të jetojmë edhe pa energji elektrike”, thotë një banor në qytetin Borodyanka.

“Nuk është një gjë e mirë që nuk do të kemi drita, sidomos për ne që ndjekim mësimin online. Të bie dëshira për të studiuar. Megjithatë ne do të rezistojmë”, thotë kjo vajzë 11-vjeçare.

Ekspertët thonë se strategjia e re e Rusisë është shkatërrimi i infrastrukturës jetike të Ukrainës me synimin për t’ua vështirësuar jetën banorëve e që ata të fajësojnë për këtë, qeverinë e tyre./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Irlanda zgjedh liderin e ri në periudhën e zhgënjimit me ekonominë

Votuesit irlandezë po zgjedhin kryeministrin e ardhshëm në mes të zhgënjimit me…

Tjetër tërmet në Turqi

Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri të ditur se…

Liz Truss në rrugë për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë

Sondazhi i anëtarëve konservatorë tregon se kandidatja Liz Truss , është dukshëm…

Konjufca dhe presidenti kroat flasin për procesin e njohjeve, liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga…

Arabia Saudite ndalon Umren edhe për vendasit

Arabia Saudite sot vendosi ndalesë të përkohshme për vendasit dhe banorët që…