Tkurret sipërfaqja e tokave të përmbytura

Rënia e intensitetit të shirave ka sjellë një përmirësim të lehtë të situatës së përmbytjeve në veri të vendit. Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave, edhe pse situata vijon të mbetet problematike në Shkodër, të martën ka një tërheqje të lehtë të ujit.

Në Shkodër është rikthyer qarkullimi në rrugën e Obotit. Por rezulton e përmbytur 1458 hektarë tokë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, vijojnë të jenë jashtë funksionit.

Përmbytjet vijojnë të jenë në njësitë administrative Dajç, Velipojë, Bërdicë dhe Guri i zi.

Forcat e Armatosura dhe të Emergjencave Civile kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 86 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre.

Edhe pse asnjë banesë nuk ka prezencë uji, mbi 240 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 25 automjete janë përqëndruar në zonat e përmbytura duke u ardhur në ndihmë banorëve.

Probleme ka edhe në Lezhë ku më të prekura janë njësitë Dajç, Blinisht, Balldren dhe ku po punohet për largimin e ujit nga banesa.

Rruga që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhë – Shkodër dhe rruga e fshatit Piraj vijojnë të jenë të pakalueshme për shkak të ujit.

Probleme ka edhe në Durrës, ku 30 familje janë izoluar për shkak  të ujit që arrin 50 centimetra.

Në Korçë dhe Dibër kanë nisur reshjet e dëborës, çka është shoqëruar edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk e komenton dënimin me burg për Tahirin, Rama: E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka komentuar dënimin me burg për…

Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas vendimit të Komisionit Rregullator…

El Cheka rreth investimeve ruse gjatë pushtetit VMRO-BDI

El Cheka: AMBASADORI RUS DHE AI MAQEDONDuke biseduar për bizneset dhe larjet…

Rusia reagon kundër masave të Albin Kurtit ndaj Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, përmes një deklarate lëshuar nga…

Presidenca jep detaje nga takimi Osmani, Palmer, Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot zhvilloi takim me zëvendësndihmës sekretarin e…