MPB bën të ditur se ditën e djeshme ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të dënuarve në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se nga përleshja kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Më 12.03.2023, në ora 15:10, në SPB- Shkup është raportuar se në burgun “Idrizovë”, në oborrin e pavijonit të mbyllur, ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. Përkatësisht, plagë nga mjeti i mprehtë ka marrë i dënuari N.M.(44) nga fshati Çerkez i Kumanovës, i cili është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe R.K.(33) nga fshati Çellopek i Tetovës, i cili ka pësuar lëndim nga objekt i fortë dhe është transportuar për ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia kufitare arreston dy të dyshuar dhe parandalon kontrabandën me armë dhe mallra

Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin…

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë

Profesori i Universitetit të Gracit në Austri dhe eksperti i çështjeve të…

FSK dhe KFOR-i, bashkëpunim për sigurinë në Kosovë

Paqeruajtësit e KFOR-it dhe Forca e Sigurisë dhe Kosovës do të vazhdojnë…

Virusi i dytë mutant/ Godet më shumë të rinjtë dhe është më ngjitës?

Britania e Madhe thotë se ka pikasur dy raste të reja të…

Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv

Një aeroplan mallrash u rrëzua pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore…