Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një takim këtë të martë për më shumë se 90 minuta. Dy krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës u takuan në vilën qeveritare 31 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Takimi nuk ka qenë i paralajmëruar. Ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Kurtit.

Kurti shoqërohej në këtë takim informal nga ministri i Financave të Kosovës. Në përfundim të takimit mes dy krerëve të qeverive nuk ka patur një njoftim për shtyp.

Ndërkohë nuk janë parë në këtë takim ministra nga Shqipëria.

Siç mësohet nga mediat në Kosovë, Albin Kurti kishte një konferencë për shtyp në Prishtinë gjatë paradites dhe e ndërpreu në mes duke thënë se “duhej të largohej për një takim urgjent”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

7 vjet nga rasti i Kumanovës, Ziadin Sela ka një porosi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka rikujtuar 9 majin…

Provokon Koreja e Veriut, lëshon raketën interkontinentale

Autoritetet japonezë dhe koreano-jugorë bëjnë me dije se Koreja e Veriut lëshoi…

Pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, Lajçak: Do t’i vazhdojmë bisedimet së shpejti

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka…

Rasti ‘Brezovica’, Prokurori: Pronarët që s’janë përfshirë në vepra penale mund ta padisin Shtërpcën për kompensim

Numri i lartë i ndërtimeve të kundërligjshme të Brezovicës ka bërë që…

Austria paralajmërim për disa vende të Ballkanit

Austria lëshoi një paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit, pasi disa…