Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend, takim ky i cili tashmë ka përfunduar.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga 1 gushti hyn në fuqi zbatimi i vendimit për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë. Afat ky që shtyhet deri më 31 tetor 2022”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se institucionet kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve.

“Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Grushta në Klinikën e Tetovës – Sulmohet fizikisht drejtori ekonomik, Artan Etemi i Lëvizjes Besa

Para pak çastesh në Spitalin Klinik të Tetovës ka ndodhur një incident…

Piloti humb jetën pasi një aeroplan luftarak i marinës amerikane rrëzohet në Kaliforni

Marina amerikane thotë se një prej aeroplanëve të saj luftarakë është rrëzuar…

Vijon operacioni antidrogë, arrestohet i pari i policisë së Prilepit

Policia, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA,…

Presidenti Biden: Mizori e tmerrshme nga Rusia në Kramatorsk

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në…

Franca do të bojkotojë konferencën e OKB -së mbi racizmin

Franca njoftoi se do ta bojkotojë një konferencë mbi racizmit të organizuar…