Pas 10 ditëve pa asnjë të sëmurë të ri nga koronavirusi dhe 30 ditë të kaluara nga shpallja e gjendjes së krizës, prej dje në territoret e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë vlejnë masat e njejta si në mbarë vendin.

Përfundoi gjendja e krizës në Dibër dhe Zhupë, 10 ditë nuk ka të infektuar të rinj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas propozimit të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i hoqi të gjitha masat e parapara për territorin e dy komunave të përmendura të cilat ishin në fuqi sipas planit të aksionit të përgatitur më 13 mars 2020.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku tha se nga aspekti epidemiologjik, vendosja e gjendjes së krizës në Dibër dhe Zhupë ka kontribuuar në 10 ditët e fundit, të mos ketë raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Përfundoi gjendja e krizës në Dibër dhe Zhupë, 10 ditë nuk ka të infektuar të rinj

“Bilanci i deritanishëm, shpresojmë përfundimtar, është në vijim: nga 49 pacientë të konfirmuar me KOVID-19 – 16 të shëruar, 4 të vdekur, për 8 priten rezultate nga testimi i dytë, 29 pacientë janë në mjekim shtëpiak”, theksoi Buxhaku.

Ai theksoi se personat mjekësorë, si lokal, ashtu edhe ata të ardhur për të ndihmuar nga pjesë të tjera të vendit, e meritojnë falënderimin më të madh për krejt çka bënë dhe po bëjnë për qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë.

Përfundoi gjendja e krizës në Dibër dhe Zhupë, 10 ditë nuk ka të infektuar të rinj

Buxhaku iu falënderua edhe pjesëtarëve të MPB-së, Armatës së RMV-së, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Kryqit të Kuq, organizatave humanitare joqeveritare dhe të gjithë të tjerëve për kontributin e tyre të madh për tejkalimin e gjendjes së krizës. Përgëzimin më të madh, theksoi ai, e meritojnë qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë të cilët maksimalisht iu përmbajtën të gjitha masave të sjellura nga ana e institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…