Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve, ku protagoniste ishte njëra prej prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se për gjithë këto ditë nuk ka parë asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse, e as personave në fjalë.

“Ndaj aferave të tilla si shoqëri gjithnjë kemi reaguar zëshëm, por as sot nuk patëm ndonjë reagim kur u publikua edhe përgjimi tjetër po aq problematik. Madje kaloi tërësisht në heshtje. Padyshim që duhet të vërtetohet autenticiteti i këtyre materialeve, por heshtja dhe tendenca për t’u dukur se asgjë nuk po ndodhë është e papranueshme dhe e rrezikshme”, tha ajo.

Tutje theksoi se ky skandal sikurse edhe të tjerat në të kaluarën nuk guxojnë të na heshtin.

Sipas ministres, zyrtarë të tillë që bëjnë pazare me lëndë e të përfshirë në afera dhe të tjerë që tentojnë të kontrollojnë mediet e kanë ndikim në kompetencat që i përkasin dikujt tjetër nuk kanë vend në institucione.

“Ndonëse kjo ka qenë mënyrë e funksionimit jo vetëm e sistemit të drejtësisë për këto vite të pasluftës nga 14 shkurti kjo gjë ka marrë fund”, u shpreh Haxhiu.

Më tej tha se të gjithë të përfshirët duhet të japin përgjegjësi.

“Andaj, përmes këtij reagimi thërras për veprime ndaj kësaj çfarë po dëgjojmë”, shkroi Haxhiu.

Ndryshe, media online “Shqip.com” bëri publike disa përgjime në të cilat e involvuar është prokurorja e krimeve të rënda në Prishtinë, Shemsie Asllani.

Shkrimin dhe videot nga përgjimet mund t’i shihni KËTU: /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dëshmia TRONDITËSE: Truproja i ish-deputetit të njohur ka dalë nga një furgon me logon e PD dhe ka qëlluar ish-kreun e LSI-së në Elbasan

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të…

Sa vlen fjala e dhënë për disa politikanë!

Alternativa shkel marrëveshjen e vitit 2020 Çdo ditë e më shumë rritet…

ASh kërkon përgjegjësi për vdekjen e Qerimit: Të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin “Alfa”

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë hetim mbi rrethanat e vdekjes së Rexhaië…

Prej sot qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit detyrimisht me maskë, facoletë apo shall

Në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë prej sot është e detyrueshme mbajtja e…

Borissov: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është historike, të respektohen detyrimet

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për…