Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në qytetin Tver.

Sipas agjencisë ruse pro-regjimit TASS, një person ka humbur jetën dhe 20 janë plagosur nga zjarri, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, TASS shkruan se zjarri ka rënë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet elektrike.

Bëhet fjalë për një institut rus për zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

Zjarrfikësit kanë marrë njoftimin për zjarrin rreth orës 11 me orën lokale. TASS thotë se 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore – disa për shkak të thithjes së tymit, të tjerë për shkak të lëndimeve të lehta.

Veç kësaj, një burim nga terreni tha për TASS se disa njerëz u plagosën duke u hedhur nga dritaret duke ikur nga zjarri.

“Sipërfaqja e përgjithshme e prekur nga zjarri është rreth 1000 metra katrorë”, tha shërbimi rus i emergjencës.

Zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesë dhe zjarri përfshiu disa kate dhe më pas është shpërndarë edhe rreth objektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kanada do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë

Kanadaja njoftoi sot se do ta ndihmojë me artileri të rëndë ushtrinë…

Spitalin mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet

Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar…

“Nuk morëm Kosovën, të marrim Bosnjën”, serbët dhe dokumenti për ndryshimin e kufijve

Dokumenti “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša thuhet të ketë dorëzuar në…

Dy raste të reja në Kosovë, mbeten edhe 98 raste aktive

Kosova ka regjistruar sërish shifra minimale të infektimeve me Covid. Në 24…

Paralajmërohet protesta e radhës

Rrjeteve sociale tanimë është paralajmëruar protesta e radhës e planifikuar të mbahet…