Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë për në Irlandën e Veriut, ku do ta zhvilloj ndeshjen e parë të muajit shtator.

Dardanët do të përballen në Belfast me Irlandën e Veriut të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Tanimë të gjithë futbollistët kanë udhëtuar drejt Irlandës së Veriut, derisa sot do të mbajnë edhe stërvitjen e fundit me fillim nga ora 17:30.

Në videon e publikuar nga FFK, shihej një atmosferë shumë e mirë në Përfaqësuesen e Kosovës ku synimi është fitorja.

“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve”.

“Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes”, ka shkruar faqja e FFK-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Boksierët kosovarë kthehen në Prishtinë

Tre boksierët kosovarë, së bashku me ekipin dhe trajnerët, janë kthyer në…

Fiton Roma e Manchesteri, zhgënjen Arsenali

Janë përmbyllur takimet e para të Europa League ku kanë fituar Roma,…

“Çfarë transferimi”, La Liga i thur lavde Muriqit

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është duke shkëlqyer në La…

Në nëntor vëllazërorja Kosovë – Shqipëri

Në muajin nëntor pritet të zhvillohet një ndeshje vëllazërore mes Kosovës dhe…

Kosova e siguron medaljen e parë, e argjendta mund të bëhet e artë

Kosova ka arritur të sigurojë tashmë një medalje në Lojërat Olimpike “Tokyo…