Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës po kërkojnë të drejtat e barabarta siç parashihen edhe për serbët në planin evropian.

Në dokumentin që ka siguruar Telegrafi, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Tutje në pikën e tretë në dokumentin që ka siguruar Telegrafi ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë.

Ata gjithashtu kanë deklaruar se e dënojnë shlyerjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që përkohësisht jetojnë jashtë vendit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike diskriminuese dhe kthimin e të drejtave të mohuara të këtyre familjeve shqiptare.

Deklarata përmbanë gjithsejtë shtatë pika në të cilat kërkohen të drejtat e shqiptarve që të jenë të barabarta sikurse të serbëve sipas planit evropian

Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja.

E njëjta nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Petkov: Nuk ka përparim real në marrëdhëniet me Shkupin

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, as nuk e konfirmoi as nuk e demantoi…

Javën e ardhshme mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve të dialogut

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në…

​Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë më 3 e 4 nëntor

Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë në datat 3…

VMRO-DPMMNE dorëzon iniciativën për referendum në KSHZ! Mickoski: Marrëveshja me Bullgarinë, problemi kryesor i eurointegrimeve

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka dorëzuar në KSHZ iniciativën për…

Hoti: Provokimet e Vuçiç nuk janë në dobi të normalizimit të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë,…