Propozimi i kreut të PD Lulzim Basha që u finalizua sot me një vendim unanim në mbledhjen e Grupit, për djegien e mandateve, ka krijuar një klimë të re politike në vend.

Ndërsa po diskutohen skenarët e mundshëm, pas lënies së mandateve, në kampin e LSI ende nuk kanë vendosur të lënë parlamentin.

Ndonëse disa deputetë pranë Monika Kryemadhit, u shprehën pro djegies së mandateve, burimet bëjnë me dije se 6 deputetë të tjerë të LSI, janë kundër.

Deputetët që kanë reaguar PRO djegies së mandateve nga LSI:

Viktor Tushaj

Floida Kërpaci

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Endrit Braimllari

Nora Malaj

Silva Caka

Edmond Haxhinasto

Deputetët që sipas burimeve janë kundër:

Shezai Rrokaj

Lefter Koka

Nasip Naço

Vangjel Tavo

Newsbomb.al tentoi të marrë një reagim zyrtar nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, lidhur me zërat për ‘përçarjen’ e grupit, mirëpo ky i fundit nuk iu përgjigj interesimit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…