Myftinia e Tetovës, mbarë myslimanëve të vendit, ua hoqi të gjitha dilemat, mëdyshjet për sa i përket fitrit dhe zeqatit se ku duhet të jepen! Nëse ua japin këtyre të BFI-së, myftinive, dihet se ku përfundojnë: në ahengje e në iftare të përbashkëta! Të tjerëve – Zoti nuk ua ka shkruar të kënaqen ashtu si, bie fjala, hoxhallarëve të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Kumanovës, Strugës…

Shkruan: Jasir Jashari

Jo njëherë është thënë se këta të BFI-së, me në krye instalacionin e pushtetit, Shaqir Fetain, çdo aktivitet, gjithçka që thonë e që veprojnë, e kanë vetëm farsë. E kanë vetëm sa për të mashtruar pushtet e milet, vetëm për ta vërtetuar atë tezë pezhorative, atë ofendim e sharje se, më dallaverxhinjë, më të pabesë se hoxhallarët nuk ka! Si duket, misioni i Shaqir Fetait me bandën e vet është pikërisht etiketimi i hoxhallarëve me këtë nofkë! Të mos harrojmë se ky mision dikur shte i UDB-së! Dhe ja ku po e ringjallin neo-udbashët!

Thonë se, po lavdërohen nga struktura të ndryshme se po kontribojnë shumë në tejkalimin e situatës pandemike duke i respektuar të gjitha masat e kërkuara nga OBSH, nga organizatat shëndetësore evropiane, nga qeveritë e nga institucionet relevante shëndetësore të vendit. Si mund të lavdërohen kur Shaqir Fetai dhe banda e tij që në start i thyen të gjitha rregullat, duke mos përjetuar kurrfarë gjobe institucionale përkatëse, ngjashëm si qytetarët e shkretë! Një kohë, kur Shaqir Fetai ishte në fazën e pubertetit të vonshëm, sa nuk eksitohej publikisht nga urimet dhe përshëndetjet nga turma njerzish që i futeshin në kabinet. Pastaj, u lodhën me turma të vogla, ia krisën me nga 100 të ftuar njëherazi në kabinet, siç ishte puna me hoxhallarët e Tetovës që ia solli Qani Nesimi, pasi që ky e hëngër qepën që ia serviri Shaqir Fetai. Po, vetëm aty ku nuk duhet, vetëm aty ku janë shumë pranë mëkatit, aty “i respektojnë”, për shembull, mbyllja e xhamive, falja në distancë, humbja e kuptimit të safit, mbajtja e xhematit nga një orë gjatë xhumasë duke shitur hoxhallarët “intelegjencë” sa të gjeldetit, gjatë hutbeve të cilat nuk dinë t’i përcjellin sa më shkurtë!

Pajtohemi të mos falen teravitë, për shkak të distancës, por nuk pajtohemi të mos e hamë iftarin bashkarisht, sepse, në tufë frymëzohemi për të hëngër sa më shumë dhe për të bërë gara se kush po ha më shumë!

Atë që e bëri Myftinia e Tetovës, nuk e bën kush! Në prag të apeleve demagogjike e hipokrite, për tubimin e fitrit në buxhetin e Medresesë, del Myftinia e Tetovës dhe u tregon të gjithëve se ku shkojnë ato fitra, se si shpenzohen duke u palluar në iftare të përbashkët! Në një “odë” të grumbulluar të gjithë imamët, nëpunësit e ndryshëm të kësaj Myftinie si dhe profesorë të dikurshëm e të tanishëm të Medresesë, mblidhen për një iftar të përbashkët, me propozim të nikoqirit, Myftiut të diskutueshëm, Qani Nesimit. Shtrohet pyetja: kush e pagoi këtë iftar, kush i mbuloi shpenzimet! Nëse ishte donacion, a nuk pati kurrfarë shansi që të ridestinohet ky donacion! Natyrisht që e kanë mbuluar nga arka e Myftinisë, e cila çdo vit mbushet me fitra e zeqat, me kontribute vullnetare e me rjepje të myslimanëve të këtij territori!

Pastaj, vërshuan komentet! Njëri kishte pyetur: o ju gurmaza të Myftinisë, a nuk bëri që me ato pare t’i rregulloni varrezat, shenjat e rametlinjëve janë thyer e janë rrëzuar përdhe!

Tjetri kishte thënë: “MYFTINIA E TETOVËS U SHTROI IFTAR TË GJITHË SKAMNORËVE, JETIMËVE, PLEQËVE PA PËRKUJDESJE, TË VARFËRVE DHE NEVOJTARËVE TË TJERË” – ky do të ishte titull shumë i qëlluar dhe shumë motivues, që do ta prekte çdo mysliman në vend, që do ta bënte borxhli çdo mysliman që t’i përgjigjet apeleve të Myftinisë! Kështu siç lexuam “Myftinia e Tetovës shtron iftar për të gjithë imamët e Tetovës”, është titull tepër dëshpërues dhe iritues, është aksion për ta sabotuar qëllimisht mbledhjen e fitrit për Medrese, sepse u tregua se për çka shpenzohen!

Tjetri e vë në pikëpyetje sinqeritetin e hoxhallarëve për të dëshmuar unitet në mesin e tyre! Në çka unitet? Në haram? Kujt deshtën që t’ia demonstrojnë këtë unitet? Jetimëve? Fukarenjëve? Të ngratëve? Hallexhinjëve që me lotë në sy e presin iftarin ngase nuk kanë se çka të shtrojnë në sofër? Apo fëmijëve që me sy të mjerë presin nëse dikush do t’ua zgjasë ndonjë denarë për sadaka!

Një nga diaspora shkruan: “Sot, gjermanët, 6 milion konsumatorët e birrave, e anuluan festën e tyre të birrës, sepse, pandemia ndrydhë çdo qejf e çdo dëshirë. Vetëm hoxhallarët e Tetovës i motivon që të bëjnë gara me të varfërit se kush do të hajë më shumë, kush do të hajë ifatar më të begatë!

Turp, turp, turp. O pasha të Madhin Zot, turp e haram! Si nuk i shkoi në mend Myftiut “filantropist”,  Qani Nesimit, si nuk i shkoi në mend hipokritit, Shaqir Fetait, që, të urdhërohen të gjithë imamlerët dhe nëpunësit e tjerë të Myftinisë së Tetovës që të shkojnë në mesin e familjeve më të varfëra dhe më në nevojë, secili të gjejë nga një familje të tillë, t’ua shtrojë një iftar dhe, të çelin bashkarisht iftarin, ta ndjejnë gëzimin e të varfërit, ta ndjejnë atë ushtimë të zorrës së tharë nga uria, në fund, bashkarisht ta bënin aminin e darkës. Në të njëjtin moment, mbi 100 lutje, nga i njëjti ambient i mjerë, t’i drejtohen Allahut Mëshirëplotë, që të ketë sa më pakë lotë, mjerim e trishtim fukarallëku në mesin e myslimanëve tanë! Pa dyshim, këto do të ishin lutje që do të përcilleshin me lotë, sepse, trishtimi ta ndrydhë shpirtin, dhemb, trishton, lutjet do të ishin më të prekshme!

Nga fotoja e iftarit të përbashkët me hoxhallarët e Tetovës, në ngritjen e duarve për aminin e darkës, shihet se si të gjithë shikohen në mes vete dhe sikur dëshirojnë ta pyesin njëri-tjetrin: a u ngope, a ta kojti, a u pallove mirë. E bëmë mirë, për inat të Shaqir Fetait. Do të na shkruhet sevap ky gjest! “Sevape” plotë, po vinë tufa-tufa, por, myslimanët po ikin, jo nga feja, ruana Zot, por, po ikin nga hoxhallarët hipokritë, mynafikë, demagogë, të pasinqertë e shumë të rrezikshëm. E ky “bereqet” është i bollshëm, biles po tepron, po rrjedh kanaleve të ujërave të zeza!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…