Më shumë siguri, më shumë demokraci, zhvillim më të madh ekonomik. Kjo është rruga në të cilën duhet të shkojë shteti ynë dhe ne kemi filluar me këtë me procesin e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s. Kështu ka deklaruar kandidati për president i mbështetur nga LSDM, BDI, Alternativa dhe PDSH-ja, Stevo Pendarovski në tribunën para qytetarëve të Velesit. Ai ka nënvizuar se me proceset integruese do të përshpejtohet zhvillimi ekonomik, pas çka do të krijohet ambient pune këtu, gjë që do të ndikojë në uljen e numrit të personave që migrojnë jashtë vendit.

“Të krijojmë ambient në të cilin këtu do të keni shansë të punësoheni dhe të keni prosperitet dhe jo të themi vetëm anëtarët e asaj partie, vetëm të asaj bashkësie etnike, ose vetëm ajo familje do të ketë prosperitet, për të tjerët nuk ka jetë. Pra të mos brengoseni, të gjitha përvojat tregojnë se vendet anëtare të BE-së, kanë normë shumë më të ulët të migrimit për dallim prej atyre që nuk janë anëtare. Pra duhet da më shpejtë të shkojmë atje, paraprakisht t’i bëjmë të gjitha reformat dhe më besoni, ekonomia është çdoherë më e mirë në shtetet që janë anëtare të BE-së, më shumë demokraci dhe më shumë zhvillim ekonomik”, tha Pendarovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…