Presidenti Stevo Pendarovski, në bisedë telefonike i’u falënderua presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për ndihmën në pajisjen mjekësore, skafanderë, maska dhe teste, duke shtuar se aleanca dhe solidariteti mes shteteve janë të rëndësishme në këto ditë të rënda kur në nivel global së bashku ballafaqohen me epideminë e Kovid-19.

Siç citohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit, njëkohësisht Pendarovski shprehu solidaritet dhe mbështetje për Turqinë në përpjekjet për ballafaqim me Kovid-19 duke e marrë parasysh atë se Turqia është mes dhjetë vendeve më të goditura me 40.000 të infektuar dhe mbi 800 persona të vdekur. Në këtë kontekst dërgoi keqardhje për të vdekurit dhe dëshiroi shërim të shpejtë për të sëmurët me Kovid-19.

Në lidhje me gjendjen në vend në ballafaqim me epideminë e Kovid-19 dhe mënjanimin e pasojave të saj, shefi i shtetit e ka informuar presidentin Erdogan se situata është stabile, mes tjerash edhe për shkak të faktit se Maqedonia e Veriut është mes dhjetë vendeve të para në rajon i cili filloi aktivitetet për ballafaqim me pandeminë.

“Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski shtoi se shteti përgatitet për sfidat me të cilat pritet të përballet ekonomia pas tejkalimit të pandemisë, duke potencuar me ç’rast vlerën e lidhjeve të fuqishme ekonomike mes dy shteteve”, potencohet në kumtesë.

Të dy presidentët kanë shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, ndërsa presidenti Pendarovski i’u falënderua homologut të tij Erdogan për mbështetjen e rëndësishme dhe afatgjate nga ana e Turqisë për realizimin e një nga qëllimet tona strategjike – anëtarësimin në NATO, ku partneriteti i deritanishëm do të vazhdojë në kontekst të ri mes dy anëtareve të Aleancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…