Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic dhe gjashtë qytetarë në një aksion të zhvilluar mbrëmë në Pejë.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

“Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhëri i kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fjala e Kancelarit Federal Olaf Scholz drejtuar Maqedonisë së Veriut: “Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së!”

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, i është drejtuar Maqedonisë…

Blinken viziton Italinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Italinë, si…

Mbi 2.26 miliardë vaksina janë dhënë në të gjithë botën

Mbi 2,26 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë dhënë deri tani…

Spasovski: Njësia e Inteligjencës Financiare ka raportuar për rastin e Zekirit

Njësia e Inteligjencës Financiare e ka njoftuar MPB-në për rastin e ish-sekretarit…

Një bullgar është arrestuar për spiunazh në Maqedoni, publikohet edhe fotografia e tij

“Nikollaj Dikovski është bullgari i cili u arrestua në Shkup për shkak…