Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe në pjesën e atij dokumenti që i referohet Serbisë, thuhet se Beogradi duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Nga 632 deputetë, pro rezolutës votuan 357, kundër 180, kurse abstenuan 95.

Në raport, PE për herë të dytë i kërkon zyrtarisht BE-së të ndalojë progresin e negociatave me Serbinë derisa të përmbushë disa kërkesa kyçe, ndër të cilat më e rëndësishmja konsiderohet të jetë harmonizimi i plotë i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Serbisë me atë të BE-së.

PE thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë veçanërisht me politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Ky institucion shpreh keqardhje për nivelin vazhdimisht të ulët të përputhshmërisë së Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

PE thekson se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj ndaj reformave në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Në raport, PE kujton se Serbia, si një vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta dhe të respektojë të drejtat e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sot pritet vendimi për rastin “Thesari”

Në Gjykatën Themelore Penale sot pritet aktvendimi për rastin “Thesari”. Kjo lëndë…

Jerusalem Post: Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën

Marrëveshja e arritur në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe, parasheh…

Nëse askush nuk siguron shumicën është e mundshme takim të liderëve

Nëse asnjë parti nuk formon shumicën nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e…

Nishani: Rama dhe Basha punojnë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë

Ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani përsëriti sërish qëndrimin e tij se ka një…

Ukraina u shpërndan armët qytetarëve

Qeveria e Ukrainës ka nisur armatimin e qytetarëve për tu vetëmbrojtur. Ministria…