Eksod masiv nga Ukraina. Rusët nuk tërheqin dot para nga bankat

Me dhjetëra autobusë e trena sjellin çdo ditë mijëra refugjatë në Poloni, destinacioni kryesor i të refugjatëve që kanë marrë arratinë nga vendi i tyre, për t’i shpëtuar sulmit rus që po intensifikohet çdo ditë.

Teksa lufta ka hyrë në ditën e 6-të, Kombet e Bashkuara japin shifra alarmante të të zhvendosurve nga Ukraina. Në vendet europiane kanë kërkuar strehë deri më tani 660 mijë ukrainas, që do të thotë se mesatarisht 100 mijë njerëz janë larguar në çdo ditë të luftës. Refugjatët po shpërndahen në vende të ndryshme të unionit, teksa Itlaia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të organizuar pritjen masive të tyre, duke u bërë vendi i parë në BE. Mbi 1 milionë ukrainas të tjerë janë shpërngulur brenda vendit. Këta refugjatë janë strehuar në palestrën e një shkolle pranë kufirit me Ukrainën. Kjo nënë ka vetëm një thirrje për rusët “të ndalin Putinin”…

Luftën e nisur nga Putini në Ukrainë po e vuan mbi kurriz edhe populli rus. Radhët para bankomatëve nuk ndalen prej dy ditësh për shkak të mungesës së likuiditetit, qëkurse perëndimi i bëri bllokadë sistemit bankar rus.

Olga – banore e Moskës: Kam frikë se qeveria do të shtetësojë gjithë llogaritë bankare, ose do t’i ngrijë ato. Kam kërkuar për para në disa vende prej dy ditësh, duke mbajtur radhë.

Banka Qëndrore e Rusisë dyfishoi interesat bankare për të thithur para drejt bankave, teksa monedha ruse preku kuotat më të ulta në të paktën një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sondazhi i Euronews: PS merr më shumë vota në 25 Prill se e gjithë opozita e bashkuar

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë…

Pas Macronit e pëson edhe një politikan tjetër francez – mbi Jean-Luc Melenchon hedhin miell

Jean-Luc Mélenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment…

Bisedimet, Ukrainë-Rusi arrijnë dakordësi për evakuimin e civilëve

Ukraina thotë se kanë arritur dakordësi me palën ruse për të evakuuar…

Vrasja e gazetarit grek, kryeministri Mitsotakis kërkon hetim të shpejtë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar hetim të shpejtë për vrasjen e…