Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, është thirrur për të mërkurën në Kuvend, ku në seancë të Komisionit për mbikqyrje të punës së agjencisë, duhet të sqarojë rolin e Agjencisë në kontrollin e sigurisë për Oleksandër Onishçenko, për të cilin ka dhënë mendim pozitiv.

Deputeti Lupco Prenxhov në profilin e tij në Facebook shkruan se Drejtori Dimovski duhet të sqarojë se si ka mundësi që cdo I dyti kriminel të ketë pasaportë dhe shtetësi maqedonase. Seanca është thirrur për më 16 Nëntor në ora 12.00.

“Qytetarët duhet të dijnë se në cfarë mënyrë jepen shtetësitë e RMV-së, sepse vlerësoj se jo vetëm që cënojmë sistemin tonë të kundërzbulimit por dëmtojmë edhe NATO-n. Mendoj se është në rregul të vijë drejtori, t`I tregojë qëndrimet e tij dhe të shohim se përse një person që ka fletarrest ndërkombëtar dhe dy-tre pasaporta tjera ta merr edhe pasaportën e RMV-së” – tha Lupço Prenxhov, deputet.

Portali “Prizma” të premten publikoi se Qeveria në fund të Majit të këtij viti I ka dhënë shtetësi të RMV-së, politikanit ukrainas Olekandr Onishçenko, I cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së. Nisma për shtetësi të ukrainasit 53 vjecar, I cili posedon edhe paspaortë ruse, ka ardhur nga Federata e sporteve me kuaj.

Në Janar të vitit 2021 SHBA-të vendosin sanksione kundër tij, për shkak se është “anëtar I rrjetit rus për ndikim ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane që ishin mbajtur në vitin 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Kosova të shpallë fletarreste për funksionarët e BDI-së, si përgjigje ndaj fletarresteve të Serbisë kundër UÇK-së”

Burime diplomatike në Shkup thonë se nëse Kosova shpall fletarreste për funksionarët…

“Ndihma aktuale ushtarake për Ukrainën është e pamjaftueshme”

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për mbrojtjen e Ukrainës dhe…

Haxhiu: Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë…

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pas kërkesës së ulët për karburant në Kinë

Çmimi Ndërkombëtar I Referencës Për Naftën Brent Ishte 120 Dollarë Për Fuçi,…

Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore…