Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës zyrtare që ka zhvilluar në lowa të SHBA-së, ka thënë se ky shtet për 11 vjet ka luajtur rol kyç në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes, Iowa e ka bërë Kosovën kontribuese të sigurisë në botë.

“Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit që pata me Guvernatoren e Ioëa-s, znj. Kim Reynolds. E falënderova guvernatoren për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Ioëas dhe për kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore”, ka shkruar ai në Facebook.

Me guvernatoren Reynolds tha se kanë biseduar për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.

”U pajtuam që shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. Për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekspertizës në fushën e bujqësisë biseduam në takimin me Sekretarin e Bujqësisë të shtetit të Iowa-s, z. Mike Naig. E njoftova për reformat e qeverisjes sonë për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit”.

“Në një takim të organizuar nga Greater Des Moines Partnership diskutuam për kushtet e të bërit biznes dhe për investime në Kosovë me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve, përfaqësues të ndërmarrjeve prodhuese dhe shërbyese, me fokus në industrinë e sigurimeve, bujqësisë, sektorit bankar dhe me ndërmarrës nga mërgata shqiptare”.

“Së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership, përuruam hapjen e Shërbimeve Konsullore të Republikës së Kosovës. Të parët që u regjistruan formalisht ishin dy fëmijët e familjes Kërveshi, që jetojnë në Ioëa të ShBA-ve prej vitesh, të cilëve ua dorëzuam certifikatat e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Ioëa, por edhe marrëdhëniet me shtetin e Ioëa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kurti tutje ka shkruar se parteriteti i Republikës së Kosovës me Gardën Kombëtare të shtetit të Iowas çmohet si nje prej partneriteteve më të mira nga 74 partneritete ndërshtetërore të Gardave Kombëtare me shtetet e tjera.

“Kosova shpesh merret si shembull i avancimit të partneritetit ndërshtetëror. Në takimin që pata me komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëas, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell, e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe i kërkova që Ioëa të vazhdojë me të njëjtin ritëm mbështetjen për ngritjen profesionale të FSK-së”.

“Synimi i qeverisë është që të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët në ruajtjen e paqes dhe vlerave demokratike, gjithnjë përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”.

“Në kuadër të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, jemi pritur nga presidenti Rob Denson i Des Moines Area Community College, i cili ndau bursa të plota për 10 studentët e tij të parë nga Kosova, si dhe ka arsimuar 26 studente gra në fushën e energjisë, në kuadër të programit “Ëomen in Energy” të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës. Këto 26 gra janë diplomuar tashmë, janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjitha janë punësuar në sektorin e energjisë. Gjatë takimit me presidentin Denson, e falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm me Kosovën dhe u dakorduam që të thellojmë edhe më tej bashkëpunimin, sidomos me qëllim të transferimit të njohurisë dhe ekspertizës nga ShBA-ja në Kosovë”.

“Mëpastaj, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizituam kontigjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po zhvillojnë trajnime së bashku me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prokurorët rusë mbështesin dënimin me burg për Navalny

Prokurorët rusë kanë mbështetur një dënim me burg deri në 3.5 vjet…

24 vjet nga beteja historike në Prekaz, sot nis Epopeja e UÇK-së

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të…

Rexhail Ramadani: Të abuzosh pushtetin kundër oponentëve është shkelje shumë e rëndë

Doktori i mirënjohur Ramadani, përmes postimeve në rrjetin social facebook ka komentuar…

Pjesëtari i FSK-së zë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë” në Kroaci

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara…

Mickoski: Pushteti e ka ndarë popullin dhe e ka shpallur si pro-rus

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë dhe presidentin Stevo…