Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-ministrin e industrisë strategjike, Pavlo Riabikin, si ambasadorin e ri të Kievit në Pekin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dekreti u postua në faqen e internetit të presidentit.

Vendimi vjen pasi Volodymyr Zelensky pati një telefonatë “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin kinez Xi Jinping.

Siç ishte thënë, gjatë bisedës, të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe luftën në Ukrainë.

Presidenti Xi thuhet gjithashtu se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët” mbi “zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se vë në dukje gatishmërinë e Kinës për t’u përfshirë në një proces paqeje për Ukrainën.

“Ne vërejmë gatishmërinë e palës kineze për të bërë përpjekje për të vendosur një proces negociues”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Jehona e daljes deri në ora 13:00 është 24.78 për qind

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri…

Koalicion i gjerë qeveritar në Izrael, Netanjahu mund të dal në opozitë pas 12 vjetësh në pushtet

Pas luftës disaditore mes Izraelit dhe Hamasit, në Izrael janë kthyer debatet…

Drejtori i OBSH: Vendet që heqin kufizimet rrezikojnë zgjatje të krizës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se vendet që…

Kovid-19, Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak…