Më herët u raportua se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin e Slavutych dhe se kryebashkiaku, Yuri Fomichiv ishte marrë peng.

Veprimet e tyre nxorën mijëra protestues të zemëruar në rrugë, duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke brohoritur parulla patriotike.

Një banor i Slavutych që mori pjesë në protestë tha për BBC se “pushtuesit” tani janë kthyer mbrapa të qytetit dhe flamuri ukrainas ende valëvitet mbi ndërtesën e administratës lokale.

Banori tha se kryetari i bashkisë së qytetit foli në tubim pas raportimeve për rrëmbimi, duke sugjeruar se ishte liruar, raporton bbc.

Slavutych u ndërtua pas fatkeqësisë së vitit 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, kur një reaktor shpërtheu duke lëshuar materiale radioaktive në mjedis.

Vetë vendi i termocentralit ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që në ditën e parë të luftës. Rreth 300 punëtorë mbetën të bllokuar atje, megjithëse disa tani kanë mundur të largohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për koalicionin qeverisës

Vështirë e arritshme po konsiderohet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit…

Imazhi i babait sirian dhe të birit pa gjymtyrë, shpallet fotografia e vitit – fotografi turk flet për momentin e shkrepjes

Munzir Al-Nazzal po ecte nëpër tregun e Idlibit në pjesën veriperëndimore të…

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e…

Ish-punonjësja kthehet në kritike: Facebook dëmton fëmijët dhe dobëson demokracinë

Ish-punonjësja e Facebook, Frances Haugen, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se faqet…

Dhjetëra viktima në Europë nga stuhia Eunice

Stuhia Eunice vazhdoi të godasë Europën veriperëndimore të shtunën, duke shkaktuar deri…