Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila me 2 nëntor i është nënshtruar intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit) në një spital privat, tashmë është liruar nga spitali.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë Kupina.

Sipas Kupinës, presidentja Osmani, po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes.

Ndryshe, më 3 nëntor Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka kaluar në intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.”, thuhej në njoftim./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shifra alarmante në Britani – rekord ditor, mbi 122 mijë raste me coronavirus

Britania e Madhe ka regjistruar 122,186 raste të reja të coronavirusit dhe…

Qasja e Serbisë ndaj Bjellorusisë dhe negociatat e saj të anëtarësimit në BE

Disa javë pasi Bashkimi Evropian miratoi një deklaratë ku dënonte Bjellorusinë për…

Kroacia heq akcizën për naftë e benzinë, nga sot ulen çmimet e derivateve

Kroacia është shteti i parë evropian që ka marrë masa konkrete për…

Sulm me raketa në autokolonën humanitare në Ukrainës, vdesin 23 persona

Autoritetet ukrainase kanë raportuar një sulm me raketa në një autokolonë humanitare…

Të dhënat e fundit: 125 raste të reja me Covid-19

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë…