Partitë politike rikthejnë retorikën etnike edhe në këtë fushatë parazgjedhore. Subjektet e bllokut politik maqedonas kërkojnë vota për të mos u kushtëzuar, ndërsa partitë shqiptare kërkojnë vota për mos t’u rrezikuar interesat shqiptare. VMRO-DPMNE-ja kërkon 61 deputet, numër i cili sipas tyre më 12 prill do të jetë i padiskutueshëm. Partia e Hristijan Mickoskit, shumicën e ulëseve në Kuvend e kërkon për ta kthyer emrin kushtetues dhe ndaluar shitjen e interesave kombëtare. Kjo retorikë e Mickosit ngjason me atë të paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski i cili kërkonte shumicën e deputetëve në 2016 me qëllim parandalimin e dygjuhësisë, kantonizimit, federalizimit dhe shitjen e identitetit.

Ideja është të formohet shtet i përbashkët shqiptaro-maqedonas i cili do të quhet ndryshe dhe do të fliten dy gjuhë dhe jo vetëm një. Ne i duam të gjithë por qartë po paralajmërojmë se çfarë do t’i ndodhë Maqedonisë nëse VMRO-DPMNE-ja nuk i siguron 63 deputet – deklaroi Nikolla Gruevski, Ish kryetar i VMRO-DPMNE-së, (dhjetor 2016).

Retorikë të njëjtë përdor edhe LSDM-ja. Zoran Zaev në ditën kur zyrtarizoi koalicionin me Lëvizjen Besa paralajmëroi se pas 12 prillit, LSDM-ja e cila bashkë me partnerët e koalicionit do të ketë 61 deputet, nuk do të pranojë kushtëzime nga partitë që duan t’i bashkohen shumicës. Së fundi, Zaev deklaroi se në njësinë e gjashtë zgjedhore ku kryesisht garojnë liderët shqiptarë, LSDM-ja pretendon të radhitet e para.

Shpresojmë se do t’i fitojmë më shumë se 61 deputet dhe shpresoj në suksesin që do ta kemi në njësinë e parë duke u radhitur të parët. Ky është qëllimi dhe dëshira jonë, por përsëri do të vendo populli më 12 prill. Me 61 deputet formohet shumica, por duhet shumicë stabile sepse tashmë do të punojmë në vendin tonë, NATO dhe BE u bënë – u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

BDI-ja, pavarësisht se ka garantuar se periudha e çështjeve etnike ka përfunduar dhe fokusi i partisë janë projektet për përmirësimin e jetës së qytetarëve, i është rikthyer gjithashtu fushatës së vitit 2014 kur bojkotonte presidentin. BDI kërkonte 25 deputet në 2014, në kundërpërgjigje të qëndrimeve të VMRO-së në atë kohë, me qëllim moscenimin e interesave shqiptare.

Përsëri, në vazhdimësi, po dëgjohet për çdo natë duhet përmbysur BDI-ja, duhet marr sa më shumë mandate se këtu është rreziku. Ore nuk jemi bombë atomike ne. Çështja është se frikohen nga idetë, frikohen nga vizionet, frikohen sepse ne çështjet i shtrojmë në mënyrë shumë të hapur – tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (07.04.2014).

Ndonëse partitë politike konsiderojnë se me retorikën e tillë emocionojnë qytetarët, situata ndryshon pas zgjedhjeve. Pas cikleve zgjedhore, subjektet i kanë zbutur qëndrimet e tyre duke hequr dorë nga kërkesat me interes për qytetarët, dhe duke i zvarritur proceset që në fushatë i cilësonin me interes kombëtar, etnik ose social./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…