Është zhvilluar takimi i parë i negociatorëve për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor ose modelin zgjedhor në vend. Grupet e punës të partive politike nuk kanë sjellë asnjë vendim në këtë takim megjithatë pajtohen që hapja e kësaj teme është e nevojshme. Nga BDI-ja janë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së por jo edhe për ndryshim të modelit zgjedhor proporcional me gjashtë njësi.

Ne si BDI jemi të gatshëm që të diskutojmë mbi ndryshimet e nevojshme të cilat duhet të bëhen, në veçanti nëpërmjet të inkorporimit të rekomandimeve të ODIHR-së dhe OSBE-së. BDI-ja e ka thënë qartazi se modeli përfaqësues me gjashtë njësi zgjedhore dhe proporcional është modeli më i mirë i cili garanton përfaqësimin e komuniteteve të tjera në Kuvend dhe mbetemi në atë qëndrim. Rreth listave të hapura nuk kemi asgjë kundër në rast se bëhet ndonjë edukim goxha serioz i trupit votues për mënyrën e votimit – tha Artan Grubi, BDI.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe VMRO-DPMNE-ja. Partia e Hristijan Mickoskit deklaron se do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në negociata.

VMRO-DPMNE-ja si parti më e madhe opozitare në mënyrë aktive është përfshirë në këto negociata. Fillimisht do të duhet të përqendrohemi në rekomandimet që janë dhënë nga OSBE/ODIHR për tejkalimin ose reduktimin e problemeve që paraqiten në ciklet zgjedhore veçanërisht ata të fundit por edhe në zgjedhjet e vitit 2016. Si parti politike akoma në rend dite nuk e kemi vendosur modelin zgjedhor por qëndrimi im personal është që modeli i shumicës për momentin është zgjidhja më e mirë – u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Fillimin e negociatave e njoftoi një ditë më parë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Sipas saj, është e nevojshme të bisedohet për pastrimin e listës zgjedhore, mënyrën e financimit të partive politike gjatë fushatës, mundësinë e aplikimit të listave të hapura të kandidatëve për deputetë si dhe ndryshimin eventual të modelit zgjedhor. Së fundmi, rishikimin e legjislaturës zgjedhore si të nevojshme e ka cilësuar edhe Presidenti Stevo Pendarovski./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…