Raporti thekson se është e nevojshme t’i jepet përparësi përafrimi i vendeve kandidate me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Negociatat e anëtarësimit me Serbinë duhet të avancohen vetëm nëse vendi respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe arrin përparim të rëndësishëm në reformat e nevojshme për BE-në”, thuhet në raportin që u miratua sot.

Eurodeputetët i bënë thirrje Serbisë që në mënyrë sistematike të respektojë masat dhe politikën kufizuese të BE-së ndaj Rusisë dhe të tregojë përparim në demokraci, sundim të ligjit dhe të pranojë vlerat dhe prioritetet e BE-së, raporton nova.

Ata gjithashtu kërkuan që të gjitha fondet e BE-së për Serbinë të paguhen, veçanërisht të gjitha projektet e financuara nga plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të sigurohet që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike.

Raporti i përmendur duhet të shkojë në seancën plenare të Parlamentit Evropian në nëntor dhe nëse votohet do të bëhet rezolutë zyrtare. Rezolutat e Parlamentit Evropian janë këshilluese për institucionet e tjera të BE-së, si Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian.

Në raport, PE-ja ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja. Aty u kërkua një angazhim më i madh i palëve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, përmes njohjes së ndërsjellët.

PE-ja po ashtu nënvizon se nuk duhet të ketë alternativë procesit të zgjerimit. Madje, në raport propozohet që negociatat e anëtarësimit me vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, të përmbyllen deri në fund të kësaj dekade.

BE-ja, sipas raportit, duhet të punojë që ndihma e saj të jetë më e dukshme, në mënyrë që të rrisë ndikimin në rajon dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden dhe Sunak zotohen ta mbështesin Ukrainën dhe ta kundërshtojnë Kinën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri i ri i Britanisë, Rishi…

Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve…

Ky ësht kumanovari që ndërroi jetë tragjikisht në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë…

Osmani uron kandidatët që fituan në raundin e dytë të zgjedhjeve, kërkon nga ta t’i realizojnë premtimet e dhëna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të…

Në fjalimin vjetor, Trump pritet të bëj thirrje për unitet

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,…