Deuptetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar sot rezolutën ku për herë të parë i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke.

Përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) në rezolutën që u miratua sot është vendosur si një nga kushtet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane.

Raporti i raportuesit për Serbinë Vladimir Bilçik për Serbinë u mbështet nga 523 deputetë të Parlamentit Evropian, 78 ishin kundër dhe 34 abstenuan.
Rezoluta për Serbinë shpreh përkrahjen e Parlamentit Evropian për “anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE”, por gjithashtu kujton se një perspektivë e besueshme e zgjerimit kërkon angazhim në reformat e nevojshme dhe respektimin e standardeve dhe vlerave evropiane.

Në raportin e këtij viti për Serbinë, PE ka përfshirë edhe harmonizimin me sanksionet kundër Rusisë si një element kyç që duhet të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në Wuhan vetëm një person është infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Në qytetin kinez Wuhan, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm…

Dy raste të reja në Kosovë, mbeten edhe 98 raste aktive

Kosova ka regjistruar sërish shifra minimale të infektimeve me Covid. Në 24…

Japonia vendos më shumë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë familjet e Putinit dhe Lavrovit

Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet…

KQZ iu vendos kufizime në shpenzime partive politike për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet…

Flamuri i BE-së valoi për herë të parë në parlamentin ukrainas

Sot në sallën e parlamentit ukrainas u ngrit për herë të parë…