Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se do të shkojnë direkt me votim.

“… Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament… Është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe akti i propozuar është miratuar “, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Ndërkaq, të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Largimi i gjuhës shqipe në QIK, Sela: Drejtori të dënohet nga inspektorati

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela komentoi heqjen e gjuhës shqipe…

Bisedime të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se një diplomate e lartë…

Kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Kimikatet e përdorura gjatë protestave në SHBA ndihmojnë në transmetimin e virusit

Kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA,…

Evropa po përballet me thatësirën më të madhe në 500 vjet

Pothuajse gjysma e territorit të BE-së është në të ashtuquajturat kushte thatësire…