Grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian (PE), kanë konfirmuar të martën se nuk e njohin Aleksandar Lukashenkan si president të rizgjedhur të Bjellorusisë, dhe atë e konsiderojnë si “persona non-grata” (person të padëshiruar) në Bashkimin Evropian (BE).

Në deklaratën e përbashkët, ata konsiderojnë se zgjedhjet presidenciale të 9 Gushtit “nuk ishin as të lira, as të drejta”, ndërsa, sipas tyre, raportet e besueshme tregojnë për një fitore të lideres opozitare, Svetlana Tikhanovskaya.

Deklaratën e përbashkët e kanë nënshkruar shefat e grupit të Partive Popullore, Socialemokratëve, Liberalëve, të Grupit të të Gjelbërve si dhe konservatorëve dhe reformistëve evropianë.

Megjithatë në mesin e nënshkruesëve mungojnë përfaqësuesit e grupacioneve politike që i përkasin ekstremit së djathtë dhe të majtë, ndonëse ato janë më të vogla në numër.

Në deklaratën e përbashkët, përfaqësuesit e grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian përshëndesin popullin bjellorus për guximin dhe vendosmërinë e tyre si dhe mbështesin fuqishëm dëshirën e tyre për ndryshime demokratike dhe liri.

“Ne dënojmë fuqishëm arrestimet dhe aktet e tmerrshme të dhunës dhe torturave të kryera kundër protestuesve paqësorë dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë të këtyre krimeve, të cilat nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar”, porositën ata duke rikujtar Alexander Lukashenkan për përgjegjësinë e tij.

Megjithatë, Parlamenti Evropian nuk ka autoritet që të shpallë dikë persona non-grata, meqë kjo çështje është në kompetencë të shteteve anëtare të BE-së.

Shtetet anëtare të BE-së, në nivelin më të lartë politik, do ta shqyrtojnë situatën në Bjellorusi, më 19 gusht, përmes një video-konference. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…