Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më tej presionin ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Qeveria tha se kishte paraqitur një sërë ndryshimesh në projektligjin për krimin ekonomik “për të goditur elitat e korruptuara dhe për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit”.

Deputetët do të shqyrtojnë ndryshimet në Parlament, shkruan skynews.

Ndryshimet do të lejojnë Mbretërinë e Bashkuar të zbatojë “sanksione edhe më të forta dhe më të shpejta dhe do të na lejojnë të rreshtohemi më lehtë me aleatët tanë”.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka vendosur atë që ajo e quan “paketa më e madhe e sanksioneve në histori” ndaj Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Kjo përfshinte një ngrirje të plotë të aseteve dhe ndalim udhëtimi të vendosur kundër oligarkëve Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov, të cilët kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur gjithashtu sanksione kundër Putinit, ministrit të jashtëm, Sergey Lavrov dhe më shumë se 300 individëve në Rusi dhe Bjellorusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO / Pamje nga incidenti, dy të vdekur dhe dhjetëra persona të lënduar në një sinagogë në Izrael

Të paktën dy të vdekur dhe 100 persona u lënduan, disa prej…

​Kodheli flet për Komisionin e Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Martyt për Kosovën

Ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10…

Demë Shehu: Dy muaj nuk më japin leje për mjekim në Klinikë, 6 vite më mbajnë në izolim

Demë Shehu, njëri nga pjësatarët e Grupit të Kumanovës, i dënuar në…

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Ministri i shëndetësisë gjatë ditës së sotne edhe njëherë konfirmoi se numri…

Kumanova sërish kërkon nga Qeveria që ta shpallë karantinë të gjithë territorin e komunës

Shtabi komunal për krizë, mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë mbajti një takim…