Patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë, mbrëmë rreth orës 23:40, gjatë vëzhgimit të terrenit ka vërejtur disa lëvizje të dyshimta të disa personave nga pjesa malore që vjen nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kryesisht nga pjesa e “Folesë së Shqiponjës”.

Gjatë vëzhgimit, janë vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, zbrisnin në drejtim të autostradës ku po i priste një veturë TAXI me targa vendore.

Bëhet fjalë për pesë persona meshkuj, shtetas nga Bangladeshi, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe qëllim kishin emigrimin në shtetet të perëndimit.

Policia ka arritur ta ndalojë këtë transport, ka intervistuar drejtuesin e automjetit, të dyshuarin mashkull kosovar, 35 vjeçar, i cili deklaron se kishte qëllim që pesë emigrantët t’i dërgonte deri në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti, me aktvendim nga prokurori i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse emigrantët dërgohen në Qendrën e Azilit, ndaj të cilëve do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në 10 qytete për shkak të Covid-19

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në 10 qytete për shkak të Covid-19Serbia…

Kongresisti amerikan poston imazhin që nxit reagime: Babadimër, na sjell municion

Një kongresist amerikan mbrëmë ka publikuar një fotografi ku shihet ai dhe…

12 të infektuar dhe 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive…

Dorëzuan të dhëna të rrejshme dhe sulmuan policët, arrestohen dy persona në “Qafë Thanë”

Një 29 dhe 24-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar nga policia e Maqedonisë…

Reagimet, shkarkimet e procedura disiplinore – gjithçka që dihet deri tani pas publikimit të audio-incizimeve

Ditë më parë në media kanë filluar të publikohen audio-incizime që kanë…