Pas dy shoqatave bullgare dhe klubeve “Mbreti Boris i tretë” dhe “Vanço Mihajllov”, të cilat u hapën në Maqedoni, në horizont është një përpjekje e tretë për regjistrimin e shoqatës “Mbreti Ferdinand” në Bogdanci.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se i shpreh qartë qëndrimet e tij lidhur me shoqatat që formohen dhe mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve të regjimit fashist.

Lidhur me hapjen e paralajmëruar të shoqatës, vlerësoi se emra të tillë në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinje, por edhe më shumë i lëndojnë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht të komunitetit hebre.

Regjistri qendror shqyrton dokumentacionin dhe për shkak të synimit të qytetarëve për të krijuar shoqata të tilla që prishin ndjenjat dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, u formua një organ në Qeveri, pra në Ministrinë e Drejtësisë, i cili duhet të vlerësojë nëse një emër i caktuar mund të përdoret apo jo.

Kovaçevski thotë se legjislacioni i Maqedonisë është shumë liberal sa i përket formimit të shoqatave dhe për këtë arsye i sugjeroi ministrit të drejtësisë që të merret legjislacioni gjerman për bazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE-ja njofton 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian njoftoi ditën e sotme se ka miratuar 500 milionë euro…

Publikohet metodologjia e regjistrimit të popullsisë

Enti Shtetëror i Statistikës publikoi metodologjinë e regjistrimit të popullsisë, vendbanimit dhe…

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të votojë Propozim-buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të debatojë dhe…

Albin Kurti kërcënon Beogradin, qeveria pa Listën Serbe

Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka…

Kusari-Lila: Prishja e koalicionit qeverisës, çështje e ditëve apo e javëve

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka parashikuar se…