Vladimir Putin është mbështetur për muri dhe sipas Joe Bidenit, Rusia nuk do të hezitojë të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

Ushtria ukrainase njoftoi të martën se banorët duhet të mbrohen edhe më shumë nga bombardimet ruse, në anën tjetër presidenti amerikan ka dhënë një paralajmërim të fuqishëm se Moska po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve kimike dhe biologjike.

Gjithashtu është bërë e ditur se trupat ruse kanë dështuar të marrin nën kontroll kryeqytetin ukrainas Kievin për katër javë – duke mos zgjidhur objektivat. Në qytetin port Mariupol, kanë bombarduar në masë të madhe ndërtesat kolektive – pra civilë.

Biden gjithashtu paralajmëroi se Rusia ka bërë akuza të rrejshme, kinse Kievi posedon armë biologjike dhe kimike me qëllim që Vladimir Putin të ketë arsye t’i përdorë ato në Ukrainë.

“Putin është mbështetur për muri dhe tani po bën akuza të rrejshme, kinse edhe ne amerikanët kemi armë biologjike dhe kime që i kemi vendosur në Evropë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë”, tha Biden.

“Ai gjithashtu po pretendon se Ukraina ka armë biologjike dhe kime. Është një shenjë e qartë që Putin planifikon të dy llojet t’i përdorë”, shtoi presidenti amerikan i cili që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë ka dalë haptazi në mbrojtje të popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev: Jemi para VMRO-së në anketa

Partnerët e koalicionit të LSDM-së janë të pajtimit se duhet të vazhdojë…

KMDLNJ: Sava Janjiq të hetohet për krime lufte në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka…

RMV, 20 mijë raste aktive me Covid-19, 4.419 të vdekur dhe 35 mijë të vaksinuar

Gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë 10 mijë vaksinat “Pfizer” dhe…

Evakuimi i ushtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut në Ukrainë përmes fotografive

Autobusët që transportonin anëtarë të shërbimit të forcave ukrainase nga fabrika e…

Dialogu Kosovë-Serbi që nuk po përfundon

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të…