Seanca gjyqësore për rastin e PSP-së “Dhuna në Kuvend” sot është shtyrë për shkak se i akuzuari në këtë lëndë Mile Janakievski nuk u sjell në gjykatë nga burgu i Shutkës.

Gjykata kishte dhënë urdhër që i akuzuari të sillet në gjykatë nga shtëpia e tij, ku ai po vuante dënimin në burgim shtëpiak, mirëpo policia nuk e kishte gjetur aty, pasi që të premten ishte pas shqiptuar paraburgim në burgun e Shutkës.

Janakievski dyshohet në rastin e fundit që e ka hapur Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në lidhje me shitjen e tokës shtetërore për ndërtim të hoteleve luksoze.

Gjykata e cila sot e dërgoi policinë në shtëpinë e Janakievskit, të premten ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe të njëjtit i shqiptuan 30 ditë paraburgim.

Janakievski po vuante dënimin me burgim shtëpiak pas incidentit në burgun e Shutkës, kur i njëjti po vuante dënimin së bashku me Spiro Ristovskin si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…