Nga Tirana: Pos festum

Në kuadër të Panairit të Librit është bërë traditë që të ndahen edhe disa çmime të Panairit: si “Shkrimtari më i mirë i vitit 2022”, “Çmimi i letërsisë për fëmijë”, “Përkthimi më i mirë i vitit”, “Vepra më e mirë studimore”. Me këtë ngjarje shumë të rëndësishëm mbyllet Panairi!
Shtrohet pyetja:çfarë kanë të bëjnë këto çmime me Panairin e Librit! A mos dalin këto çmime nga rezultati që flet për autorët më të kërkuar dhe librat më të shitur në Panair? Natyrisht që jo! Panairi hap konkurs, formon komisionin dhe, pasi t’i kalojë të gjitha librat konkurrente për këto çmime, në përfundim të Panairit shpall rezultatet! Pa dyshim, kjo praktikë urgjentisht duhet të përfundojë, me qëllim që mos ta dëmtojë as librin dhe as autorët që marrin këto çmime. Cili është kuptimi i shpalljes së autorit më të mirë në përfundim të Panairit?!
Panairi duhet të vendosë që këta çmime t‘i ndajë për autorët e botuar fill pas përfundimit të panairit e deri në panairin e ardhshëm, d.m.th. mes të dy panaireve! Me këtë vendim, do t’i detyronte që botuesit të merren më shumë me reklamimin e librit, me nxitjen e kritikës letrare, me shitjen e librit dhe, përfundimisht, vetëm pasi të konstatohet për librin më të shitur, për autorin më të kërkuar, për librin e përkthyer më të kërkuar, për studimin më të shitur, përgjatë vitit ose në mes të dy panaireve, vetëm atëherë të vendosë Panairi se cili libër është më i mirë i vitit!
Mbi të gjitha, Panairi i librit është një mundësi e veçantë që qytetarët të vijnë më lehtë te librat më të rinj që i kanë të grumbulluar në një vend e për një kohë të caktuar! Zaten, ky është qëllimi parësor i Panairit! Panairi mbyllet dhe qytetarit i bëhet me dije se cili libër është më i mirë i vitit! Pas mbylljes së Panairit edhe interesimi i qytetarëve për blerjen e librit bie. Nuk është më ai entuziazëm për të bredhur nga libraria në librari për ta gjetur iks librin!
Fituesit e çmimeve të Panairit nderohen, siç u nderuan edhe sivjet dhe, madje, me plotë meritë. Askush nuk e vë në dyshim krijimtarinë e shkëlqyeshme të Zija Çelës, por ky çmim do të duhej të jepej diku nja 3-4 muaj para se të mbahej Panairi (i sivjetmë apo i ardhshëm), t‘i bëhej promovimi, reklamimi i duhur dhe profesional i librit, qoftë përmes kritikës letrare qoftë përmes shkrimeve dhe emisioneve të ndryshme mbi librin e autorit. Tërë ky aktivitet për të vetmin qëllim që në Panair libri i fundit i Zija Çelës të ishte më i kërkuari dhe më i shituri!
Është fare i pakuptueshëm çmimi që i ndahet autorit dhe veprës së autorit në përfundim të Panairit! Panairit i takon që, një javë pas përmbylljes së aktivitetit, pas një analize të pjesëmarrësve në Panair, në mënyrë unanime të vendosnin për ta vlerësuar si libër më të mirë e më të shitur atë vepër që është kërkuar më së shumti në Panair dhe, bazuar në këtë analizë të ndajë çmimin për LIBRIN më të shitur.
Deri te ky vlerësim e çmim mund të vijë edhe nëse botuesit vendosin që të konkurrojnë me botimet më të mira të tyre, t’ua bëjnë hyzmetin, t’i promovojnë, t’i reklamojnë, nga fundi i panairit e deri në fillim të panairit ta mbajnë vazhdimisht në ekran, në faqe gazete e në rrjete sociale dhe, t’ia lënë kërkimit dhe shitjes së veprës përgjatë mbajtjes së Panairit! Duhet të kihet respekt edhe ndaj atyre veprave të cilat juria nuk ka pasur shansin t’i ketë në duar e t’i lexojë për të formuar ndonjë mendim kritik mbi akcilën vepër apo autor kandidat për njërin prej çmimeve të Panairi! Për shembull, Shtëpia Botuese “Princi” kishte një kolonë librash që e meritonte një prej çmimeve, por ja që “nuk ka konkurruar” për çmimet prestigjioze që i ndan Panairi!
Juria e çmimit duhet t’i përket tjetër subjekti, për shembull, Shoqatës së Botuesve, i cili do ta ndante një çmim respektiv prej Shoqatës dhe jo që ky çmim të ishte i Panairit, sepse nuk ka kuptim! Panairit i takon të ndajë çmim vetëm për autorin dhe veprën më të shitur përgjatë ditëve sa ka zgjatur ai, pra Panairi!
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zbehja e kujtesës

Midis nesh Janë me qindra artistë shqiptarë, të cilët vërtet meritojnë të…

HEJZA: Bisedë me Nora Halimin, disenjatore: TRAJEKTORJA E ZHVILLIMIT TË ARTIT KA LËNË PAS SHUMË STACIONE

Nora Halimi është artiste dhe pedagoge në Fakultetin e Arteve në Universitetin…

Politika kulturore dhe e drejta në kulturë

Midis nesh Termin politikë kulturore do ta definonim si angazhim për t’u…

Cila është pesha historike e bibliotekave?!

Midis nesh Bibliotekat përveç që janë “arkiv” i librit, mbi të gjitha,…

Aktivitet kulturor model

Letër nga Durrësi Këto ditë, në Bulevardin e Pishave, në plazhin e…