Pamjet e filmuara nga ajri me dron në qytetin ukrainas Mariupol, tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse.

Nënkryetari Serhij Orlov, ka thënë se qyteti në juglindje të Ukrainës është nën “granatimet e vazhdueshme”.

Mijëra civilë atje kanë mbetur të ngujuar për më shumë se dy javë, të rrethuar nga trupat ruse që vazhdimisht shkrepin raketa e granata, që kanë shkatërruar shumicën e ndërtesave kolektive.

Autoritet e qytetit të Mariupolit kanë konfirmuar të dielën, se një konvoj i ndihmave humanitare të dedikuara për qytetin e rrethuar, akoma nuk ka arritur dhe ka ngecur në Berdjansk, rreth 50 milje në perëndim. Berdjanksu është nën kontrollin e forcave ruse.

E forcat ruse sot kanë lejuar konvojin e parë të veturave civile që të largohen nga Mariupoli, pas 10 ditëve tentime të pasuksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tensionet shpërthejnë pasi policia izraelite hyn sërish në xhaminë Al-Aksa

Policia izraelite ka hyrë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa ndërsa besimtarët u…

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i…

“Virusi mund të ketë dalë nga laboratori”, vijon debati për origjinën e Covid

Origjina e Covid ka përfshirë në debat zyrtarët e lartë të shteteve…

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar/ Burime: U largua nga Shqipëria më 9 shtator

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se ish…

SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi

SHBA nuk do të dërgojë raketat e shumëkërkuara me rreze të gjatë…