Kujdes! Nuk bëhet fjalë për BFI-në ateiste por, për ateizmin që ka depërtuar dhe që po manifestohet në BFI-në e kapur nga banditët të cilët ia arritën që, të ndihmuar nga dy partitë majtiste në pushtet, të kryejnë puçin klasik dhe ta ushtrojnë një anarki totale të denjë për ateistë që ëndërr e kanë diktaturën. Edhe ateistët kanë “zotin” e tyre – liderin

Koment: KOMBETARE

Kjo që po zbardhet përmes këtij teksti është sa e turpshme po aq edhe e dhembeshme, por, ateizmi në Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë është ulur këmbëkryq! Dy partitë më të mëdha në pushtetin aktual për nga filozofia politike janë, pa dyshim, ekstremisht të majta dhe, si të tilla, historikisht, më së shumti iu kanë penguar institucionet fetare, sepse, në konceptin e tyre bazë veprimi është ateizmi. “Zot” janë liderët e partive, masa nuk duhet të besojë në fe (sepse është opium), por në parti, atë çka e bën lideri i partisë atë nuk mund ta bëjë “Zoti”!
Në fakt Zoti nuk lejon lëvizje puçiste, siç u bë kjo me Shaqir Fetain në BFI! Sepse, puçizmi shkatërron të gjitha vlerat, shkatërron një të kaluar të tërë, mohon gjithçka nga e kaluara dhe, çdo gjë nis nga puçistët, nga Shaqir Fetai. A e keni dëgjuar këtë mahlukat sesi prononocohet nëpër media – si “shpëtimtar” i BFI-së në të cilën punoi plotë tridhjetë vite për të ardhur deri te kjo shkallë e ateizmit.
Majtistët e duan ateizmin, sepse, te majtistët “zoti” është “lideri” i cili, ulur në fronin e tij duhet që të gjithë të vinë, të rreshtuar, dhe t’ia puthin dorën, ta urojnë e ta përgëzojnë. Deri sa t’ua marrë zemrën dhe deri sa të marrë formë diktatura, pastaj, u turren turmës si derri i egër i plagosur shkarazi.
Edhe pse partitë në pushtet janë të majta, ekzistojnë disa organizma që me veprimin e tyre shquhen skajshmërisht të djathta. Në socializëm të djathtët angazhohen për ta ruajtur dhe kulivuar majtizmin. Janë të djathtë, sepse “punojnë” për të mirën e shtetit që e karakterizon majtizmi. Pra, janë në shërbim të pushtetit e të shtetit. Nuk është policia, sepse policia është për rend dhe siguri për të gjithë dhe në çdo kohë. Nuk është ushtria, sepse ushtria ruan kufijtë e shtetit, por, është shëbimi intelegjent kombëtar! Maqedonia e Veriut është shtet i Kombit maqedonas dhe i popujve të tjerë që jetojnë aty. Njëjtë si dikur kur ish-Jugosllavia ishte shtet multietnik dhe multikonfesional por që UDB-në e kishte në shërbim të politikave serbe që më se një shekull kishin punuar për një puç shekullor dhe për një anarki totale, ku do të ketë masakrime, vrasje, pastrime etnike, vetëm e vetëm të realizohet plani i UDB-së ku, për fatin e tij të keq, i kishte rënë hise të kontribojë edhe Shaqir Fetai (shih dokumentin e publikuar nga arkivat serbe).
Po çka i duhet majtstëve institucioni fetar?
Thjesht për t’u shndërruar në një mekanizëm propagandistik i cili rrufeshëm do të punonte në të mirë të partive të majta. Djathtistët mendojnë për të mirën e popullit, kurse majtistët mendojnë për të mirën e partisë, sepse, populli mund të ekzistojë edhe pa djathtistët, partia nuk ekziston pa majtistët.
Majtisët kërkojnë dhe gjejnë aleatë që do të punojnë për të mirën e këtij koncepti politik të cilit palla nuk i ha për popull. Majtistët edhe institucionet fetare i vënë në funksion të majtizmit, sepse janë aleta besnike të Partisë. Zhvishen fare lehtë nga të gjitha vlerat më të çmueshme të tyre, në të mirë të Partisë, sepse vetëm kështu dëshmohet lojalteti ndaj liderit. Ndërsa Institucionet fetare duhet ta ushtrojnë devotshmërinë ndaj Zotit, ndaj Krijuesit të çdo gjëje. Aty ku zhbëhet kjo devotshmëri në të mirë të adhurimit të vlerave partiake, aty kemi ateizëm.
Shkilen të gjitha aktet normative, shkilet një Kushtetutë e tërë, zhvishet morali, me përulje kthehen nga djalli, duke i shndërruar të gjitha organet e institucionit fetar në shtabe partiake, në oda e bujtina të liderit partiak.
Djathtistët kujtojnë edhe për të mirën e institucioneve fetare, u ndihmojnë financiarisht, ua kthejnë pronat e nacionalizuara si pasojë e politikave të gabuara të dikurshme majtiste, ndërsa majtistët, ua rrëmbejnë, i shantazhojnë me këtë pronë, u kërkojnë hise nga ajo pronë, u kërkojnë vendpunësime për militantët partiakë.
Në këtë derexhe ka rënë Bshkësia Fetare Islame e Shaqir Fetait! Në këtë derexhe e kanë sjellë partitë e majta në pushtet. Në Bashkësinë Fetare Islame është instaluar ateizmi që po kamuflohet me “hafizllëkun” e Shaqir Fetait. Edhe hafiz edhe udbash?! Ky është “djathtisti” i zgjedhur nga majtistët. Majtistëve nuk i intereson as kombi dhe as feja, por, ideologjia.
Shaqir Fetai puçin e fillon me lutje drejtuar Zotit por me pozicionin e të qenurit ulur në prehër të ideologëve majtistë. I pëlqen kjo Shaqir Fetait dhe jo se i kupton ideologjitë! I pëlqen që t’ju shërbejë më të “fortëve”. E më të fortë se UDB-ja e dikurshme nuk ka pasur. Por, ja që shkoi në rrotë të s’ëmës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…