Shaqir Fetai, sot, për të dëshmuar se është gjallë, në fb-un e vet boton diçka të papërfillshme, refleksion i një debilli, diçka që askujt nuk i hy as në xhep e as në tru! Mundohet ta përcjellë Muajin e Ramazanit me diçka që i ka hije vetëm demagogut të pafytyrë

Shkruan: Burim Muniri

Në të kaluarën, pushtuesit e viseve shqiptare instalonin bashkëpunëtorë të tyre pothuajse në çdo katund e vendbanim. Banorët sakaq i zbërthenin dhe i izolonin. Askush nuk merrej me spiunin, me bashkëpunëtorin e armikut. As nuk e vrisnin, as nuk e eliminonin, por as nuk e takonin, e linin të vdesë në vetmi, të izoluar, të pakontaktuar! Kjo, pastaj, e vriste së brendshmi spiunin, bashkëkatundarin, bashëvendasin, bashkëpunëtorin e armikut dhe, sa për të treguar se është gjallë, se është këndej pari, dilte në oborr dhe ia jepte ndonjë të krisur nga qifteja, mamzerja, apo alltia. Kot, vetëm sa për të treguar se është gjallë! Dhe, edhe më tej vazhdonte injorimi i tij, por ama, pa te nuk guxonte të bëhej asnjë dasëm, asnjë varrim, asnjë për hajër, asnjë zgjdhje e ngatërresave eventuale. Gjithkund duhej të ishte i instaluari i pushtetit, aty, në çdo atmosferë! Si Shaqir Fetai, sot!

Shaqir Fetai, sot, për të dëshmuar se është gjallë, në fb-un e vet boton diçka të papërfillshme, refleksion i një debilli, diçka që askujt nuk i hy as në xhep e as në tru! Mundohet ta përcjellë Muajin e Ramazanit me diçka që i ka hije vetëm demagogut të pafytyrë!
Shaqir Fetain sikur e paska marrur malli për Ramazanin i cili te Shaqir Fetai paska ardhur “si mysafir i madh”! Si çdo mysafi që vjen, ai edhe shkon, duke lënë ndonjë kujtim të mirë! Po a guxon një mysliman i devotshëm të mendojë se Muaji Ramazan është “mysafir”, është si një subjek që vjen e shon, ose, që mund të vie një herë dhe të ik përgjithmonë, sepse, jo të gjithë mysafirët vinë e shkojnë! Myslimani i devotshëm insiston, lutet, kërkon, këmbëngul ekstremisht që, Ramazan ta ketë tërë jetën. Natyrisht, Zoti begatitë (përfshirë këtu ushqimin dhe ujin) i ka lënë që të jetojnë krijesat e tij, ta shijojnë në çdo moment, si ujin ashtu edhe bukën, të kënaqen, të ushqehen, të marrin energji, me përjashtim të një periudhe të caktuar gjatë Muajit të Agjërimit. Porse, për gjërat e tjera, për shtim të ibadeteve, për ndalim të veprave të papëlqyera, për ikje dhe shmnagie nga e keqja, për respekt, dashuri e humanitet, myslimani i devotshëm do të kishte dëshirë që krejt jetën e vet ta kishte Ramazan. Jo ta ndjente Muajin Ramazan si mysafir që vjen e shkon, por, thjesht, ta kishte si strehë të veten prej nga nuk do të dilte kurrë, strehë kjo e formatit të pallateve të mrekullueshme.
Shaqir Fetai, i obcesionuar në përfshirjen e tij të domosdoshme në strukturat e pushtetit aktual, flet manjaku sikur të ishte ndonjë alamet alimi! Thotë: “Megjithë situatën e jashtzakonshme nga Covid 19 të mobilizuar me të gjitha potencialet fizike, shpirtërore e intelektuale u formua një ambient i këndshëm, i qetë, i bukur, i frytshëm, vëllazëror…”
Cili është potenciali fizik i Shaqir Fetait? Ai i madhështisë së fizikut të shërbimeve intelegjente që e instaluan në krye të BFI-së? Apo kapaciteti fizik i Ciklopit. Po ai kapacitet shpirtëror i tij, cili ishte? Me çfarë kapaciteti shpirtëror e përjetoi uzurpimin e Jeni Xhamisë dhe shndërrimin e saj në kishë, në Sveti Gjorgjia-Muze! Po uzurpimin e Xhamisë Al Aksa, në Natën e Kadrit, me çfarë kapaciteti shpirtëror e priti! Nuk u dobësua dhe nuk u ligështua pak ky kapacitet shpirtëror nga fakti që u dëmtuan të varfërit dhe të ngratit duke ua vjedhur ndihmat humanitare dedikuar atyre! Po për çfarë kapaciteti intelektual flet Shaqir Fetai kur, dihet fare mirë se ai falë angazhimit të shërbimeve sekrete arriti të bëhet “reis” e jo falë ndonjë kapaciteti të tij intelektual që po na krijuaka atmosferë vëllazërore, të qetë e të hareshme!
Shaqir Fetai është shëmtia, e keqja më e rëndë që i ka ndodhur popullatës sonë myslimane në Maqedoinë e Veriut. Kjo tek do të kuptohet e ndjehet më vonë. Këtë edhe vetë ai e di, e ka të qartë, e kupton, por, e ka shumë të vështirë për ta pranuar, sepse, fundja, cili udbash ka pranuar bashkëpunimin e vet me shërbimet sekrete serbo-sllave!
Shaqir Fetai këtë paraqitje të tij idiotike e përmbyllë edhe me një idiotësi edhe më të madhe! U shpreh mirënjohje të gjithë atyreve që janë angazhuar për këtë Ramazan. Do me thën, me këtë gjest të tij prej abdalli, ai mund t’i japë vetes kurajo që të shpreh mirënjohje edhe ndaj të gjithë atyreve që kanë agjëruar, që e kanë kryer këtë obligim të shenjtë. Sikur kjo punë të ishte si rezultat i kërkesës së Shaqir Fetait dhe, organet e BFI-së si dhe të gjithë myslimanët e vendit kanë vendosur ta respektojnë kërkesën e Shaqir Fetait dhe të agjërojnë, ndërsa ky u shpreh mirënjohje! Tamam si ata me orientim seksual ndryshe!
Ky i pafytyrë, ky farë demagogu bajloz, mendon se BFI-ja është njëfarë “tyrbe” në të cilën është varri i shenjtë i një baba shehu, i cili duhet të vizitohet dhe të përshëndetet prej të gjithëve. Dhe ky duhet të jetë i vetmi aktivitet i besimtarëve, i cili shënohet dhe pranohet prej “babës sheh”: të vijnë, t’ia përshëndesin dhe t’ia përgëzojnë varrin! Kurse, qatibët të shkruajnë ditar: sot ishte ky e ai, dje filani, pardje fishmeni… të gjithë e përshëndeten varrin e babës sheh duke e lënë nga një dhuratë te koka e varrit, ndonjë album me fotogafi, ndonjë pikturë, ndonjë stilolaps, aleta të dashit, sepse, pa lënë diçka vizita nuk llogaritet e plotë! Zatën, tyrbet e kanë këtë “funksion”, të vizitohen për ilaç!
Sa keq për atë që vdiq! Askush nuk e shtroi një iftar për “rahmetliun”, askush nuk ia shprehu më të voglin respekt me një iftar, madje nuk u respektua për së vdekuri as prej atyreve që e instaluan si të parë, dhe e lanë si relike të gjallë të tyre! Sepse, as ata nuk deshtën të merren me një njeri që e ka të vdekur shpirtëroren, intelektualen, e që, vetëm sa vegjeton fizikisht kot e kot! Me rëndësi ia kanë uruar Fitër Bajramin!
Zyrtarët e lartë të shtetit ia uruan Fitër Bajramin Reisul Ulemasë! Rrenë e madhe! Zyrtarët e lartë shtetërorë, duke e adresuar te “reisi” ua urojnë Fitër Bajramin gjithë myslimanëve të vendit. Myslimanët e vendit janë faktor të rëndësishëm. Shaqir Fetai mund të jetë vetëm alet dhe asgjë më tepër, siç ka qenë tërë jetës “alet i shërbimeve intelegjente”, por edhe prodhim dhe “krah i djathtë” i H. Sulejman ef. Rexhepit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…